135 raste të reja me Covid-19, nga të cilat 2 në Sarandë. 6 humbën jetën

05/09/2015:12

Shperndaje:


Numri i të prekurve dhe të vdekurve me COVID-19 është rritur ditën e sotme në vendin tonë, ku 6 persona kanë ndërruar jetë, mes tyre edhe një infermier 63-vjeçar dhe janë regjistruar 135 raste të reja duke e çuar numrin në total të të prekurve mbi 10 mijë.
Sipas Marjeta Dervishit nga Instituti i Shëndetit Publik, 94 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Që nga fillimi i epidemisë janë mbi 10 mijë të prekur nga COVID 19, prej tyre, 60% janë të shëruar, ndërsa 3814 janë persona aktivë me COVID-19. Nga 860 testime qe janë kryer në 24 orët e fundit, 135 persona rezultuan pozitivë, ku 33 raste janë në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.

Ministria e Shëndetësisë bën apel për të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të afërmve, duke theksuar se një pjesë e rasteve pozitive janë nga ceremoni mortore apo dasma.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant Brothers kërkon Kuzhinier/e, Ndihmës Kuzhinier/e dhe Pjatalarëse
Mbledhje urgjente në Komisariat: RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat” në operacione në Sarandë e Ksamil
Restorant SOL në Sarandë kërkon Punonjës/e Kuzhine
Restorant Bulevard ’90 në Shëtitoren e Sarandës kërkon Host dhe Kamarier/e
Shpërthim tritoli në një automjet në Sarandë – VIDEO
Rama paralajmëron: Konfiskim për objektet e braktisura që nga vitet ’90 dhe ndërtimet që tejkalojnë lejen me mbi 2%

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.