
Zbulohen 20 predha 122 mm gjatë pastrimit të detit, prej ’97 te Limani
Rreth 20 predha janë zbuluar nga zhytësit vullnetarë, predha këto që mendohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore.
Zhytësit vullnetarë, të cilët po bënin pastrimin e nëndetit në Sarandë, kanë zbuluar predhat, ndërsa në det ndodhen edhe një sasi granatash.
“Do të bashkëpunojmë me forcat e policisë së shtetit dhe ato të ushtrisë për të bërë të mundur demontimin e tyre.”, -shprehen vullnetarët.
Predhat ndodhen në afërsi të Limanit, dhe përbejnë një rrezik potencial, pasi kontakti me spirancat e anijeve dhe jahteve të cilat ankorohen në këtë territor do të sillte katastrofë.
https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1329136827257966/
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
