Vrasja në Shkallë, Sarandë: Klienti ndërhyri që të mbronte pronarin e lokalit, hajduti e goditi me plumb në kokë

13/02/168:44

Shperndaje:


shkalle konispol

DETAJE TE REJA – Një 43-vjeçar nga Konispoli, Pajtim Shehu, ka humbur jetën mesnatën e sotme, duke gdhirë e shtuna, nga një plumb në kokë. Vrasja ka ndodhur në një lokal në fshatin Shkallë të Sarandës, ndërsa Shehu ndodhej në lokal.

Në orën 1:00, në lokal ka hyrë një hajdut që ka kërcënuar pronarin e lokalit Arqile Poci, me qëllimin për ta grabitur. Poci ka bërë thirrje për ndihmë dhe Shehu është gjendur pranë tij duke u përleshur me grabitësin. Por, nduhma që ai ka dhënë ka qënë fatale, sepse hajduti i armatosur e ka qëlluar me plumb në kokë. Si rezultat, Pajtim Shehu ka gjetur vdekjen.

Pas krimit, hajduti është larguar me shpejtëi dhe Policia e qarkut të Vlorës është vënë në ndjekje të tij. Sipas saj, ajo ka rënë në gjurmët e vrasësit.

Ja njoftimi i plotë i Policisë deri në orën 8:00. pasi ngjarja është në zhvillim e sipër.

“Vrasje me armë zjarri në fshatin Shkallë, bashkia Konispol. Një grabitës ka hyrë në lokalin e shtetasit A. P.

Ky i fundit ka kërkuar ndihmën e një bashkëfshatari të tij, Pajtim Shehu, 43-vjeç, nga Konispoli.

Gjatë përleshjes, grabitësi e ka qëlluar me plumb pistolete në kokë Shehun duke e vrarë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.00 të së shtunës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe sipas burimeve është në gjurmë të identifikimit të autorëve.”


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit – Nga Auron Tare
Shpallet tenderi 650 mijë euro për rikonstruksionin e Kopshteve Nr. 2 dhe Nr. 3 në Sarandë
Kërkohet kujdestare për t’u kujdesur për një të moshuar në Sarandë
Njoftim punësimi për personel në KAYAK GASTRONOMY në Sarandë
Aksident gjatë guidës turistike pranë Syrit të Kaltër, dy persona përfundojnë në spital
1CLICK kërkon të punësojë staf për shërbim klienti në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.