Vodhi 14 lopë në Filat, arrestohet në Konispol

26/09/178:02

Shperndaje:


Sarandë
Arrestohet në flagrancë pasi ka rezultuar autor i vjedhjes së disa krerëvë gjedh të gjallë (lopë), në shtetin Grek.
Më datë 25.09.2017, Policia Greke ka njoftuar Sallën Operative të Kufirit Sarandë, se në vendin e quajtur ”Filat” në Greqi janë vjedhur disa krerë gjedh (lopë) prej një shtetasi shqiptar.
Falë bashkëpunimit dhe punës së mirëorganizuar prej strukturave të Policisë së Komisariatit Sarandë dhe Policive Kufitare, asaj të Sarandës dhe asaj Greke është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj vjedhje, konkretisht shtetasi:
Petraq Malaj, 35 vjeç, banues në fshatin Kocul,Vlorë.
Shtetasit të mësipërm në malin Saraqin, Konispol, iu konstatuan 14 krerët gjedhë (lopë), të cilat rezultonin të vjedhura në Filat, në pronësi të shtetasit Grek,V.Sh..
Materialet iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale ”Vjedhja” dhe ”Kontrabanda me mallra të tjerë”, të parashikuara nga neni 134 dhe 174 të Kodit Penal.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zhduket çobani në Delvinë, kolegu i tij denoncon në Polici
NJOFTIM Punësimi për Kamarier në Fast Food SHEJNI në Sarandë
Parku i Butrintit kërkon Oficer Biletash dhe Specialist i angazhimit me komunitetin
Rama: Hiqni trarët për parkime dhe tendat në lokale, do hani gjoba e ndjekje penale
“IL Pomodoro” punëson Kuzhinier/e, Picier dhe Kamarier/e. Ofrohet akomodim
Qafë Botë: Kufiri i hapur për qytetarët, por i pezulluar për veprimet doganore

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.