Menaxhimi i mbetjeve/ Klosi dhe Zingraf në Finiq për të dhuruar 100 kontenierë dhe automjet


Projekti gjerman, financuar nga GIZ mbi menaxhimin e mbetjeve, i cili po aplikohet në 5 qytete këtë herë u ndal në bashkinë e Finiqit, ku dhuroi mbi 100 kontenierë, që do të vendosen në gjithë bashkinë, deri në Butrint.
Në ceremoninë e organizuar ishin të pranishëm Ambasadori Gjerman, Peter Zingraf, ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, Prefekti Flamur Mamaj, drejtues të pushtetit vendor, qytetarë, etj.

Ambasadori gjerman Zingraf tha se “këtu bashkohen tre gjëra është rajonalja, nacionalja dhe pastaj globalia. 2 minuta jam këtu dhe sapo më ra në dorë një plastikë që do ndoshta 400 vjet që të asgjësohet. Kjo infrastrukturë që po merrni ju sot në dorëzim është e mrekullueshme, por ky është hapi i parë, ky është vetëm fillimi, kjo nuk mund të bëhet, po nuk bashkëpunuan të gjithë së bashku”.

“Të gjitha këto lidhen me faktin që Shqipëria po shkon drejt Bashkimit Europian. Gjithë këto projekte që po zhvillohen nga partnerët e huaj në Shqipëri kanë një synim, që e gjithë rregullat, ligjet, apo çdo detyrim që ne marrim përsipër është që të arrihet ai qëllimi që të ofrohet me Bashkimin Europian ose me ligjet dhe rregullat e BE-së”, – theksoi Zingraf.

Ministri Klosi u shpreh se “kjo nismë ofron një Butrint të Patër, një natyrë të menaxhuar ashtu si duhet, por dhe një situatë që në radhë të parë ka dashurinë për natyrën”.

Klosi u shpreh se “ju falënderoj shumë dhe për gjithçka që qeveria gjermane ka bërë gjithë këto vite për të filluar një debat për trajtimin e mbetjeve, mbrojtjen e mjedisit dhe kalimin e kësaj mbrojtjeje shumë më të kulturuar dhe me parime europiane”.

“Ndajmë së bashku një nga detyrat që kemi ndërmarrë në këtë sezon të vështirë. Ky sezon i vështirë turistik ka kryefjalën e tij luftën kundër pandemisë dhe mos përhapjes të mëtejshme të saj, por dhe krijimit të kushteve për të patur një sezon turistik me rregulla dhe natyrisht një sezon turistik që do të jetë shumë i vështirë dhe me shumë gjëra që duhen bërë”, – tha Klosi.

Por, vijoi ai,  e para për të cilat ne nuk duhet të heqim dorë, do të duhet të jetë padyshim pastërtia.

“Edhe ajo që është një shqetësimet e madha gjithmonë, që ka turistë të shtuar në Sarandë dhe në të gjithë zonën në rrugën që shkon për Butrint, është trajtimi i mbetjeve të qytetit”, – tha Klosi./ atsh

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ikën nga dyqani me rroba të vjedhura, por i zbuloi alarmi – arrestohen 2 shqiptare në Janinë
Lexoni më shumë
Pompat me ngjyra të ndryshme, çmimet njësoj. Pse nuk ka konkurencë në tregun e naftës
Lexoni më shumë
Super-taksa për shtëpitë bosh, çfarë rrezikojnë emigrantët që kanë banesë në Shqipëri?
Lexoni më shumë
Ulja e pragut të TVSH-së prek rreth 18 mijë biznese, profesionistët paralajmërojnë ankim në Kushtetuese
Lexoni më shumë
Shoqata e Turizmit kundërshton TVSH-në 10%, Arben Cipa ngre shqetësimin për kursin e këmbimit
Lexoni më shumë
Transportonin 4 kinezë nga kufiri, arrestohet i riu nga Konispoli, kosovari ia mbath
Lexoni më shumë