“Várri pa Emër” – Rrëfim nga Telnis Skuqi për vrásjén mákábér në Jetimoren e Sarandës

20/06/207:02

Shperndaje:


VARRI PA EMËR – Nga Telnis Skuqi
Ishte i bukur, i qeshur, i qetë, i dashur, plotë jetë, por e vranë, sepse ishte jetim.
Kështu e mbaj mend, Armandon, 12 vjeçarin e braktisur nga prindërit qysh foshnjë.
Në jetimoren e Sarandës ligji i xhunglës ishte i pashkruajtur.
Ishte pranverë e vitit 1987. E diel.
Dy të rritur, Romi dhe Angjelo, mbi 15 vjeçë, ishin frymëzuar nga filmi artistik shqiptar “Shtigje lufte”.
Kaq ishte e mjaftueshme që dy “të fortët” në vinin në praktikë skenarët e këtij filmi.
Armando ishte pre i tyre, fatkeqësisht për të.
Gabimi i tij i vetëm ishte se ai i kundërshtoi ata, pasi ai nuk donte të bënte rolin e Remës.
– Ç’po ndodh aty? – pyet Angjelo, Romin.
– Kundështon shoku Kanan, – i përgjigjen Romi.
– Bjeri qenit! – urdhëron Angjelo, Romi.
Ende pa mbaruar fjalën, Romi i kërçet në kokë Armandos një shufër hekuri.
Por loja nuk do të përfundoi këtu.
Dy të fortët e kryeqëzuan të gjorin Armando, madje e gozhduan si Krishti.

Tmerr!
Dhuna në jetimoren e Sarandës ishte një ritual i përditshëm.
Xhelatët nuk mungonin. Ishte me shumicë. Dajaku ishte pjesë edukative, shkurt program mësimorë për jetimët.
Fatkeqësisht rasti i Armandos kishte dalë jashtë kornizës. Dikush duhet të mbante përgjegjësi.
Fatbardha, drejtoresha e institucionit, i bëri të gjitha përpjekjet për ta fshehur krimin.
Në fillim e mjekuan brenda jetimores, por nuk funksionoi.
Dy javë më pas e dërguan në spital e Sarandës tek specialisti, por sërish nuk funksionoi.
Një muaj më vonë ai vdiq në spitalin e Tiranës. i vetmuar.
Vdekja e tij nuk erdhi papritur.
Në fakt ishte drejtoresha që ia mori jetën jetimit. Ajo kërkonte ta fshihte krimin, sepse e gjithë ngjarja ishte pasqyra e saj.
Jetimët në periudhën e saj mësuan çfarë ishte uria dhe çfarë ishte dhuna, ndryshe nga paraardhësit e saj.
Për ta çuar deri në fund krimin, drejtoresha hapi fjalë sikur Armando ishte transferua në jetimoren e Tiranës, ndërsa mbi tri dekada trupi i tij prehet në varrezat e Sarandës.
Varri i tij nuk ka emër.
(Në kujtim të jetimit të pafat, Armando Gjata)


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.