Ura e fshatit Vanë në Delvinë në rrezik shembjeje

09/10/1820:26

Shperndaje:


Ura e fshatit Vanë e shembur gjatë përmbytjeve të vitit të kaluar, rrezikon përsëri shembjen. Pas shembjes së urë ekzistuese, për të mundësuar kalimin e banorëve u bë një zgjidhje provizore duke ndërtuar një urë me konstruksion metalik ndërsa këmbët u vendosen në bazament betoni mbi shtresat e mbushjeve inerte. Por nuk ka kaluar shumë kohë dhe ura e fshatit Vanë sërish rrezikon të shembet. Banorët thonë se prurjet e shtuara gjatë dimrit do të marrin edhe atë pak bazament të mbetur dhe serish kjo zonë do të mbetet në mëshirë të fatit.
Gjatë përmbytjeve të dhjetorit të vitit  të kaluar ura e Vanës u shemb si pasojë e prurjeve të shumta  të lumit Kalasë, duke rrezikuar jetën e disa personave që kalonin mbi urë në ato moment. Situata mund të përsëritet, ndërsa 350 familje të kësaj zone mund të mbetën sërish të izoluara.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.