U kërcënua me jetë te Syri i Kaltër, politikani rikujton tmerrin: Fajin nuk e kanë Mihalët…

05/09/1916:16

Shperndaje:


Deputeti, Ralf Gjoni i ftuar në emisionin 45-minuta me gazetarin Denis Minga, ka rikujtuar edhe një herë një ngjarje aspak të këndshme në një nga restorantet në Syrin e Kaltër, teksa kthehej me familjen nga pushimet në Greqi. Teksa denoncoi jo vetëm kushtet skandaloze e të cilat bëhet turizëm, ai tregoi sesi pronari i restorantit e kishte kërcënuar me jetë duke i thënë se do ta qëllonte me plumb në kokë.Ai e paralelizoi eksperiencën e tij me atë të turistëve spanjoll të cilët u kërcënua disa javë më parë nga pronari i një resorti në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima.
Por sipas Gjonit, fajin nuk e kanë Mihalët por mungesa e Shtetit, pasi njerëz të tillë ka në shumë vende të botës por aty ku ka shtet sipas tij vepron policia duke i arrestuar menjëherë.

“Jo ne u çuam nga lokali dhe u kërcënuam me plumb në kokë. Këta kriminelë kanë zaptuar vendin dhe ambientet. Arrogantë ke edhe në Francë edhe në Kanada edhe në Tunizi. Por të kërcënojë jetën e tjetrit ata arrestohen direkt. Me Mihalin është ajo e mosfunksionimi i shtetit. Fajin s’e ka Kokëdhima, por mungesa e shtetit. Fajin e ka shqiptari që shkon dhe voton këtë lloj politike. Por kam besim se do të arrijmë më përpara.”

Dy vite më parë lidhur me kërcënimin Ralf Gjoni rrëfente para Ilva Tares në “Tonight” gjithë ngjarjen se si kishte dëgjuar vajzën teksa ulëriste në banjo.

“Futemi në Gjirokastër, ndalojmë tek Syri i Kaltër në restorantin e fundit. Po e them për herë të parë publikisht, ndalojmë makinën aty ku nuk shkonte më. Vajza kishte nevojë të shkonte patjetër në banjo. Kamarieri nuk na linte, restoranti bosh. Thotë po nuk rezervove, mirë i thashë, rezervuam. Futet vajza në banjo, ulëret. Banjoja jo vetëm e shëmtuar, e pisët, uji rridhte nga mbrapa tualetit, e mbushur me të vjella. Dalim, pamë Syrin e Kaltër dhe për tu kthyer tek makina duhet ti binim prapë nga ai restoranti. Pronari i restorantit bashkë me një tjetër duke na pritur, duke na zënë pritë me sy dhe më thotë: I dhe shumë gojës atje, u ankove për banjot dhe anulove rezervimin. Hip shpejt në makinë bashkë me nusen dhe gocën se do të hash ndonjë plumb kokës. Kjo ishte mikëpritja me 40 minuta brenda kufirit shqiptar. Nuk kisha besim të merrja as policinë në telefon se nuk kisha besim se do të vinte në orën 19:30, 20:00 të mbrëmjes dhe të merrej me një budalla, me një të droguar ndoshta. Kush e ka fajin për këtë? Qeveria.”

Marrë nga Shqiptarja.com


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.