SHARE

 Të gjithë të shokuar, por PD Sarandë hesht.
Derdhja e ujrave të zeza në plazhet e Sarandës, por edhe situata e rëndë me pastrimin e qytetit, me furnizimin me ujë dhe problematika të tjera kanë qenë këto ditë në qendër të vëmendjes së mediave dhe shumë personave të tjerë publikë.
Edhe opinioni publik në Sarandë zien këto ditë nga pakënaqësitë për indiferencën që po tregon Bashkia Sarandë në administrimin e sezonit turistik.
I vetmi reagim i munguar ka qene ai i Partisë Demokratike të Sarandës dhe këshilltarëve të opozitës, të cilët duket se interesat personale u kanë mbyllur gojën për çdo reagim.

loading...
loading...