Spitali i Delvinës drejt rrënimit, pa xhama dhe me lagështirë

14/01/1612:57

Shperndaje:


Në Spitalin “Ismet Shushi” në Delvinë nuk ka kushte dhe mungon ngrohja.  E megjithatë, mes lagështirës, dritareve pa xhama, pacientët përpiqen të marrin mjekimin për tu shëruar nga simptomat që kanë. Drejtori i Spitalit Llambi Jeni thotë për “Saranda Web” se prej prej hapjes së tij nuk është bërë asnjë investim, ndërkohë që janë në pritje të një fondi nga ministria e Shëndetësisë për rikonstruksionin e godinës. Por dhe shpresa për këtë vit është shuar pasi projekti është pezulluar

 Llambi Jeni, Drejtor i Spitalit të Delvinës: “Kemi kërkuar fonde. Kemi bërë një projekt prevendiv dhe ia kemi dërguar para disa vitesh ministrisë së Shëndetësisë. Në këtë vit na kanë thënë se do bëhet rikonstruksioni i spitalit të Delvinës dhe maternitetit të Sarandës por për një arsye që nuk e di është pezulluar”

Në spitalin e Delvinës, ku marrin shërbim të paktën 10 mijë banorë, ka vetëm dy mjekë specialistë, dhe funksionojnë repartet e Patologjisë, Pediatrisë dhe urgjencës.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim
Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese
Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.