Sot del për pazare vetëm një familjar me leje, pensionistët ‘arrest shtëpie’

30/03/208:51

Shperndaje:


Nga sot nis një rregull i ri për të dalë nga shtëpia gjatë orarit të lejuar 05:00 – 13:00. Nëse një familje ka disa anëtarë, do të duhet të dalë për të blerë ushqime, ilaç apo për të kryer shërbime, vetëm një person. Dalja nga shtëpia do të bëhet vetëm pasi të jetë marrë leje online në sistemin e-Albania, aty ku përmes një procedure që është prezantuar nga qeveria hap pas hapi, raportohet për personin që do të dalë, ditën dhe orën.

Ky rregull i ri, penalizon pensionistët. Asnjë pensionist nuk do të dalë nga shtëpia, as për të blerë ilaç, as ushqime, dhe aq më pak për të marrë ajër! Qeveria ka deklaruar se pensionistëve që janë të vetmuar dhe nuk i kanë fëmijët apo persona të afërm që jetojnë me ta, do t’u çohen ushqimet dhe ilaçet në banesë nga autoritetet përkatëse


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e. Punësim gjithëvjetor
Restorant Brothers kërkon Hostes, Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
Restorant “Nëndetsja” kërkon Kuzhinier / Tiganist. Ofrohet akomodim
Monte Cristo Hotel në Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e
Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.