Situatë dramatike nga përmbytjet edhe në Bashkinë Konispol

02/12/1713:25

Shperndaje:


 

Probleme me vërshimin e ujrave dhe përmbytjet kanë patur edhe fshatrat në Bashkisë Konispol.
Nga vërshimi i ujrave të lumit Pavëll janë përmbytur dhjetra hektarë toka dhe plantacione me argume.
Gjithashtu në disa fshatra vazhdon mungesa e energjisë elektrike si pasojë e rrëzimit të shtyllave.
Gjatë natës së kaluar bashkeshortet Lulezim e Nevreze Barjami u nxorren nga policia nga lumi kishin mbetur te izoluar ne fushen e Shalesit së bashku me bagëtitë. Në fshatin Janjar ujrat e rrëmbyer kanë shkatërruar totalisht rrugën lidhëse të fshatit me pjesën tjetër, ndërkohë që banorët kanë prej 48 orësh pa energji elektrike. 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.