Si u vra djali nga Saranda në burgun famëkeq të Greqisë

30/05/1921:25

Shperndaje:


Në 28 janar të këtij viti humbi jetën në burgun e Koridhalos në Greqi Bardhyl Tusha 33-vjeç. Në fillim u raportua se shqiptari kishte humbur jetën si pasojë e mbidozës, por disa muaj më pas është zbuluar e vërteta. Mediat greke pak javë më parë raportuan se bazuar te raporti i mjekësisë ligjore dhe hetimet ka rezultuar se shqiptari nuk ndërroi jetë si pasojë e mbidozës, por u mbyt.

Ndërkohë që sot, CNN.gr ka nxjerrë një foto ku duken shenjat e dhunës së ushtruar ndaj shqiptarit. Në raportin e mjekut ligjor, theksohet se shqiptarit i është zënë goja dhe hunda dhe më pas është mbytur. Bardhyl Tusha sipas grekëve ishte pjesë e “Mafies së burgjeve”. Ai po vuante dënimin për trafik droge. Në burgjet greke, sidomos në atë famëkeq të Koridhalos kanë humbur jetën disa shqiptarë si pasojë e përplasjeve mes bandave. shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Informaliteti në turizëm – kontrolle për pagat, orët shtesë dhe punësimin e të miturve
Restorant “Nëndetsja” kërkon të punësojë Sallatiere. Ofrohet akomodim
Hotel ArtNest në lagjen nr. 1 në Sarandë kërkon Recepsionist/e
2 vëllezër peqinas rrahin me grushta 2 sarandjotë
Klientët bënin muhabet dhe qeshnin në orën 00:30, procedohet penalisht administratori i lokalit – VIDEO
Kompania KADIU zgjeron ekipin dhe kërkon Përfaqësues Shitjesh në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.