Shtëpitë karakteristike të Delvinës drejt rrënimit total. Bashkia apel Ministrisë së Kulturës

17/12/1816:42

Shperndaje:

Shtëpitë karakteristike të Delvinës drejt rrënimit total. Bashkia apel Ministrisë së Kulturës

Duke qenë vetëm pak kilometra larg Sarandës dhe Syrit të Kaltër, Delvina vitet e fundit po futet në guidat e agjensive turistike. Krahas Xhamisë së Gjin Aleksit dhe Kompleksit Islamik të Xhermëhallës, një asset I rëndësishëm kulturor në qytetin e Delvinës janë edhe banesat karakteristike në lagjen e vjetër Llak. Këto banesa nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës këto banesa janë shpallur monumente culture, por që deri tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje. Shumica e tyre rrezikojnë shembjen, pasi catitë kanë pësuar dëmtime të rënda dhe lagështira bën që të dëmtohen jo vetëm dyshemetë dhe orenditë prej druri, por edhe muret, të cilat në shumë pjesë kanë filluar të cahen

Rigels Balili, kryetar i bashkisë Delvinë shprehet se:
“Gjendja në të cilën ndodhen banesat e vjetra të klasifikuara monumente culture të kategorisë së dytë në lagjen Llak të Delvinës është për të ardhur keq, pasi deri tani nuk ka patur asnjë ndërhyrje për rikonstruksionin e atyre banesave, të cilat dita ditës po humbasin vlerat e tyre. 
. Në bashkinë Delvinë ka patur disa kërkesa nga ana e pronarëve të tyre për ndërhyrje, por duke qenë se kërkesat nuk kanë qenë për rikonstruksion të atyre banesave, por për shembje dhe rindërtim nga themelet, kërkesa të cilat nga ana jonë nuk janë pranuar, pasi këto banesa janë një pasuri kulturore të cilën ka Delvina. 
Ne kërkojmë nga Ministria e Kulturës ndërhyrje hartimin e një projekti për të gjithë bllokun e banesave monument culture në lagjen Llak, me qëllim kthimin e vlerave të këtyre banesave”, përfundon Rigels Balili

Rikonstruksioni I këtyre banesave do t`I shtonte Delvinës një arsye më shumë për ta kthyer atë në një destinacion të rëndësishëm turistik.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.