Shqiptarja rrëmbehet dhe përdhunohet për 2 ditë nga greku 47-vjeçar

10/05/2010:47

Shperndaje:


Një 34-vjeçare shqiptare, rezidente në Greqi, ka denoncuar se është rrëmbyer dhe përdhunuar prej më shumë se 48 orë, prej një personi, që sipas policisë është një 47-vjeçar grek.
Ky i fundit rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për përdhunime. Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Ajos Gjeorgjios në zonën e Lefkimit në jug të Korfuzit. 34-vjeçarja është gjetur e lidhur në një barakë.

Ajo u tha agjentëve të policisë se ishte mbajtur brenda barakës për dy ditë. Agresori e kishte kërcënuar se do ta vriste me thikë dhe në vazhdim e kishte përdhunuar.

Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim 47-vjeçarin, autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë. 34-vjeçarja shqiptare u dërgua në spital menjëherë pas ngjarjes.

Pas ekzaminimit mjeku ligjor tha se viktima është dhunuar dhe përdhunuar.

47-vjeçari ishte arrestuar në 2002 për përdhunim dhe ishte liruar në 2019. Ai ishte dënuar me 53 vjet burg, për dhjetëra përdhunime femrash nga vende të ndryshme të botës, por u lirua para afatit.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.