Shkarkohet drejtori i transportve në Sarandë: Klement Balili të hetohet si qytetar dhe jo si zyrtar

12/05/1612:43

Shperndaje:


Drejtori i Transporteve të Sarandës është shkarkuar nga detyra për t’iu nënshtruar si qytetar i lirë hetimeve për trafikun ndërkombëtar të drogës, ku sipas akuzave të policisë greke, Klemend Balili është organizator i këtij rrjeti.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një prononcim për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit ku mbahej seanca plenare.
“Ky person është shkarkuar sot për t’u dhënë hapësirën e nevojshme të gjithë organeve të hetimit. Kjo është minimalja që duhet të merret ndaj një qytetari, pavarësisht se atë askush s’e ka thirrur. Të merret të hetohet si një qytetar i lirë dhe të vazhdojë jetën e vet”, tha Manjani.
I pyetur për lidhjet e Balilit me LSI, nënkryetari i kësaj force politike, Ylli Manjani deklaroi se kush ka shkelur ligjin, të shkojë pas hekurave.
“Kërkesa ime ka qenë dhe mbetet një, cilido person king, grup, i fortë, ministër, zyrtar, nëse ka shkelur ligjin do të jetë prapa hekurave”, theksoi Manjani.

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.