Së shpejti në Sarandë Qendër Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjeve
“Me buxhetin e shtetit financojmë bashkitë për ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve sociale për gratë, fëmijët në vështirësi, të moshuarit dhe të gjithë kategoritë në nevojë, nëpërmjet Fondit Social. 14 bashki janë përfitueset e para të financimit të qeverisë për 14 shërbime të reja që do të mbështesin 3500 njerëz në nevojë”. Gjatë takimit me Kryetarët e Bashkive, Ministrja Manastirliu deklaroi se Fondi Social është instrumenti i duhur financiar për ngritjen dhe zgjerimin e shërbimeve në territor.
“Jam shumë e kënaqur që këtë përpjekje të kahershme e kemi bërë realitet, me mbështetjen direkte me financim për çdo bashki, për të ngritur shërbime sociale për njerëzit në nevojë, për të përmirësuar dhe standardizuar shërbimet ekzistuese dhe për t’i ofruar një mundësi të munguar më parë, grave, fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi ndryshe. Pas procesit të aplikimit dhe vlerësimit të nevojave, jam sot me ju për të ndarë së bashku financimin me 1 milion dollarë të 14 shërbimeve te reja në 14 bashki të kualifikuara fituese, që përfitojnë nga Fondi Social”, – tha Manastirliu.
Me Fondin Social, instrumenti financiar i vënë në dispozicion të bashkive nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale financon 90% të projekteve të paraqitura në vitin e parë, 60% në vitin e dytë dhe 30% në vitin e tretë, duke siguruar qëndrueshmëri financiare për shërbimet sociale në territor.
Manastirliu gjatë fjalës saj tha se në muajin Dhjetor do të hapet thirrja e dytë për projektet e bashkive që do të mbështeten nga Fondi Social.
“Dua të ftoj kryetarët e bashkive që të kthejnë vëmendjen tek ofrimi i shërbimeve shoqërore për qytetarët afër vendbanimit. Sigurisht që investimet në infrastrukturë dhe rrugë janë të rëndësishme, por po aq të rëndësishme janë edhë këto shërbime për grupet në nevojë në gjithë vendin”, apeloi Manastirliu.
14 shërbimet e reja në 14 bashkitë përfshijnë të gjitha grupet në nevojë si fëmijët, të moshurit, personat me aftësi ndryshe, viktimat e mundshme të trafikimit.
Më konkretisht, do të ngrihen 3 Qendra Multifunksionale për Zhvillimin e Fëmijëve dhe Fuqizimin e Familjeve në Kurbin, Sarandë dhe Vlorë. Do të finacohen 4 Shërbime Lëvizëse në Familje, për Fëmijët në nevojë dhe me Aftësi të Kufizuar në Peshkopi, Elbasan, Librazhd dhe Lezhë. Në Lushnjë do të financohet hapja e Qendrës Ditore për Fëmijët me Aftësi të Kufizuar, përmes ofrimit të shërbimeve integruese. Për herë të parë në bashkinë Tiranë do të pilotohet Shërbimi i Asistencës Shtëpiake për të Moshuarit në Banesë. Rjetit të ofrimit të shërbimeve për të moshuar, i shtohen edhe 2 qendra te reja ditore në Prrenjas dhe Rroskovec. Bashkia Maliq ka përfituar financimin në kuadër të Fondit Social për ofrimin e strehimit dhe shërbimeve emergjente brenda 72 orë për femijet 0-18 vjeç. Bashkia Durrës po ngre një qendër ku do të ofrohet një paketë e plotë shërbimesh, për të mundësuar mbrojtjen e fëmijëve dhe nënave në nevojë emergjente për mbrojtje. Për të 6 njësitë administrative në bashkinë Gjirokastër do të ofrohet mundësia e shërbimeve të parandaluese dhe trajtimit të viktimave të dhunës apo në risk ndaj saj, pranë Qendrës së Emergjencës për Viktimat e Dhunës me Bazë Gjinore, ku do të trajtohen edhe fëmijët.
G.M./Shqiptarja.com
Na ndiqni:
Postimet e fundit
EMRAT/ Prokuroria e Sarandës 11 urdhër-arreste për zyrtarë dhe ish-zyrtarë në Sarandë
22/11/1915:33
OPERACION MASIV, 13 URDHËR-ARRESTE PËR ZYRTARË DHE ISH ZYRTARË NË SARANDË
22/11/1915:33
Në prag të sezonit turistik në Sarandë “shqepet” një rrugë tjetër
22/11/1915:33
Restorant në Sarandë kërkon të punësojë Kuzhinier/e, Nd. Kuzhinier/e dhe Zgarist/e
22/11/1915:33
Vangjel Tavo emërohet Prefekt i Vlorës, zëvendëson Flamur Mamaj
22/11/1915:33
Erlind Sulo emërohet nga Këshilli Mbikëqyrës drejtor i ri i Përgjithshëm i KESH
22/11/1915:33
Zjarr në një magazinë në Qafë Gjashtë – VIDEO
22/11/1915:33
Skema për bujqësinë, fermerët duhet të bashkohen në kooperativa që të përfitojnë
22/11/1915:33
Hotel EPIRUS në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare për dhomat dhe Punonjëse për Kuzhinë
22/11/1915:33
U vendos gjatë natës në Ksamil, reagon Policia Bashkiake: Mos i çoni lekët dëm
22/11/1915:33
Rezervime
Dhomë treshe me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
22/11/1915:33
The City View Penthouse
22/11/1915:33
Dhomë katërshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
22/11/1915:33
Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
22/11/1915:33
Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
22/11/1915:33
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
22/11/1915:33
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
22/11/1915:33
Suvenire nga Saranda
22/11/1915:33
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
22/11/1915:33
Kalaja Veneciane në Butrint, punim në rërë nga Agur Kapo
22/11/1915:33