Saranda në zonën e kuqe/ Ndalohet qarkullimi nga ora 22:00 deri në 06:00

09/11/2017:21

Shperndaje:


Rritja e shifrave të koronavirusit ka detyruar Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shëndetësisë që të ndërmarrin masa të reja kufizuese në Shqipëri.
Duke filluar nga e mërkura (11 nëntor), do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 – 06:00.
I njëjti kufizim do të jetë në fuqi dhe për restorantet dhe baret të cilat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj fashe orari. Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se do të lejohet lëvizja vetëm për arsye pune ndërkohë që do të lejohet vetëm shërbimi ‘delivery’ për restorantet.

Masat do të zgjasin për 3 javë ku më pas do të vëzhgohet efektiviteti i tyre në mënyrë që të vendoset mbi vijimin e kësaj situate.
Ndërkohë ajo tha se do të bisedohet për administratën publike në mënyrë që të shihet mundësia për të zhvilluar punën nga shtëpia vetëm aty ku është e mundur.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ergest Dule refuzoi të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!”
Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke
Edhe Olti Çaçi zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Sarandë
Besmir Veli zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Delvinë
Tentoi t’i ikte policisë dhe njëri u hodh në det, arrest me burg për 3 të rinjtë
Ksamil: Pushuesi mbytet duke ngrënë në restorant, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.