Raporti i KLSH trondit Sarandën, heshtje nga Bashkia, heshtje nga opozita

06/05/1720:01

Shperndaje:


Raporti i KLSH trondit Sarandën, heshtje nga Bashkia, heshtje nga opozita.
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka tronditur opinion publik në Sarandë. Sipas raportit të KLSH, kryetarja dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Sarandë, kanë shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën afërsisht 1 miliard e 300 milionë lekë të vjetra.
KLSH për të gjitha shkeljet e konstatuar ka dërguar në Prokurorinë e Sarandës dosjen për zyrtarët e lartë mbi të cilët rëndon vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre”.
E pavarësisht gjithë këtyre, nga ana e Bashkisë Sarandë ende nuk asnjë reagim ndaj këtyre akuzave.
Por fakti më i cuditshëm është se për gjithë këto akuza të KLSH ndaj Bashkisë Sarandë nuk ka asnjë reagim as nga opozita, e cila nuk ka nguruar të ngejë akuza të rënda ndaj policisë sa herë është kapur ndonjë cantë me drogë në territorin grek.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.