Rama rrëfen premtimin e Mitsotakis: Asnjë shqiptar nuk do të gjobitet për shkelje afatesh

28/04/2016:41

Shperndaje:


Kryeministri Rama deklaroi se asnjë shtetas shqiptar i mbetur në shtetin grek nuk do të gjobitet për shkelje afatesh, njofton agjencia zyrtare e lajmeve ATSH, duke iu referuar një interviste televizive të shefit të qeverisë.
Duket se kjo është një marrëveshje e arritur javën e kaluar gjatë bisedës telefonike që kryeministri shqiptar pati me homologun grek, por që siç sqaroi, “nuk është një marrëveshje e nënshkruar, për arsye proceduriale dhe të mirëkuptueshme që qeveria greke nuk e bënte dot këtë gjë”.

Sigurisht që ky është një lajm shumë i mirë, po për një pjesë bashkatdhetarësh është i vonuar. Sepse tashmë ata e kanë kaluar kufirin, duke marrë me vete edhe fletën e gjobës…
Pa dashur t’i japim vetes merita, kujtojmë se Televizioni Tribuna i kishte sugjeruar kryeministrit tonë që në 15 mars ta zgjidhte këtë problem me anë të një telefonate që do t’i bënte homologut të tij grek.
Ndërkaq, edhe pse ka kaluar një javë nga telefonata me homologun grek, Rama e bëri publik marrëveshjen me Mitsotakis vetëm të hënën në mbrëmje. Nejse, më mirë vonë se kurrë…

E gjithë deklarata e kryeministrit Rama, përcjellë nga ATSH, ka si më poshtë:
“Nuk do të gjobiten dhe kjo është fjala e dhënë dhe e mbajtur deri sot që flasim nga kryeministri i Greqisë, nuk do të gjobiten për shkeljen e afatave sepse nuk I kanë shkelur afatet me vullnetin e tyre por janë faktikisht viktimë e një situate që nuk ka të bëjë fare me ata vetë. Kështu që nuk gjobiten dhe nuk ka nevojë të telefonojnë nëpër ambasada apo dogana. Nuk është një marrëveshje e shkruar. Për arsye proceduriale dhe të të mirëkuptueshme qeveria greke nuk e bënte dot këtë gjë. Askush nuk është gjobitur sot. Ankohen për atë që do ndodhi, po askush nuk ankohet sepse ka ndodhur konkretisht dhe nuk duhet të shqetësohen për këtë”. Tv Tribuna


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë)
Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.