Publikohet së shpejti albumi i parë i këngëtares nga Saranda

20/03/1911:56

Shperndaje:


Këngëtarja e hitit ‘Sweet But Psycho’ është ende duke shijuar suksesin e saj, pasi kjo këngë është renditur në vendin e 24-t në listën e ‘Billboard’.

Këngëtarja me origjinë nga Saranda Ava Max, e cila ka pak kohë që po shijon famën në tregun botëror të muzikës,  po shtohet në radhën e emrave të këngëtareve të tjera me origjinë shqiptare si Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha që përfaqësojnë denjësisht emrin e vendit tonë në tregun botëror. Një tjetër emër konkurrent shtohet.

Sipas një DJ amerikan, këngëtarja do të sjellë së shpejti në treg albumin e saj i cili përbëhet nga 14 këngë.

Albumi nuk do të ketë asnjë bashkëpunim dhe do të jetë një përmbledhje e zhanerave ‘Pop’, ‘Dance’ dhe ‘R&B’. Pjesë e albumit do të jetë sigurisht kënga ‘Sweet But Psycho’ dhe ‘So Am I’.

Kjo e fundit ka vetëm një javë që është publikuar dhe numëron afërsisht 8 milionë klikime.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.