Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për vrasje ndaj shtetasit Spiro Papai, taksist në Sarandë, i cili dy vite më parë shoqëroi 16-vjeçaren Kostandina Anagnosti te dentisti e më pas ajo ndërroi jetë.
Më 14 nëntor 2014, vajza kishte ardhur në Sarandë e shoqëruar nga Spiro Papai, i cili kishte lidhje me të ëmën e viktimës. Edhe pse prokuroria e Sarandës e cilësoi vdekjen natyrale, familjarë të viktimës vijuan ekspertizën mjeko-ligjore dhe hetimet në Janinë, aty ku banonte vajza.
Sipas mjekut ligjor grek Dimitri Galenteri, në trupin e viktimës u gjet dhe sasi e lartë lidokaine. Në mars të 2015-s, përmes një letre të hapur, babai i vajzës Jorgo Anagnosti hidhte dyshime se vajza e tij ka qenë shtatzënë dhe është vrarë nga njerku i saj, Spiro Papai.
Babai i viktimës nuk ka reshtur se foluri se vajza e tij kishte humbur jetën në një abort ilegal në klinikën ku e ka bërë, dhe se kishte foto ku vajza dukej se kishte shenja të dhunës në qafë.kostandina-anagnostikostandina-anagnosti-1