Polimer Çeçi: Intelektualët sarandiotë duhet të flasin dhe kërkojnë llogari për problemet e qytetit, pastaj për emrin

14/08/208:58

Shperndaje:


Ideja e hedhur nga disa intelektualë të qytetit rreth ndryshimit të emrin të Sarandës me emrin antik ONHEZMI ka ngjallur debate në qytet.
Polimer Çeçi në një status në facebook shkruan se ideja është interesante dhe e bazuar, por më parë intelektualët sarandiotë duhet të flasin dhe kërkojnë llogari për problemet aktuale të qytetit.

STATUSI i PLOTË

SITUATA KU JEMI DHE KERKESA PER NDRYSHIMIN E EMERIT TE SARANDES !
Çeshte e verteta me terhoqi vemendjen nje postim, nje ide nga “ Intelektualet “ e Sarandes, ku behej fjale lidhur me nderimin e emerit te qytetit, nga “ Sarande “ ne “ Onhezmi”. Deri ketu nuk ka anje gje te keqe, çdo njeri mund te hedhi per diskutim ide, mendime per problem te ndryshme qe kane “ interes ‘ ne publik, qe zgjojne memorjen e histories, ose per te vene ne vend nje “ padrejtesie “ nqs ka. Nuk ka asnje argument qe te mohoje se jemi pasardhes te Onhezmeve te cilet kane banuar ketu e rreth 2500 vjete perpara, ashtu nuk mund te mohohet dhe fakti qe 600 vjete para kane banuar dhe banojne Sarandezet, te cilet e kane zhvilluar qytetin nga ku ka mare dhe emerin. Kam mendimin se te dy versionet e emerit jane te paranuesh, I qendrojne bukur qytetit per vlerat dhe bukurite qe ai rezaton. Ky veprim juridik behet nga nje organ vendimmares I cili e ka ne kompetence, ose nepermjet nje referendumi qytetar.
Ja e realizuam dhe kete merak. Qyteti gdhihet me nje emer te ri te ndryshuar.

Pyetja qe shtrohet eshte :
Kush mund te na thote se cfare ndryshimesh do pesoje qyteti per problemet ne interes te qytetareve nga ky veprim juridik ne drejtim te permiresimit te nivelit te drejtimit, te nivelit te jetses, te nivelit te sherbimeve nga institucionet shteterore, ne drejtim te ruajtjes se identitetit te neperkembur, te ngritjes se nivelit te arsimimit, punesimit e per pasoje uljen e niveleve te shpopullimit nga emigracioni. etj, etj Une them dhe kam bindje se nuk ka per te ndryshar asgje nga ky veprim , pa ndryshar se pari mentalitetin, kulturen dhe pergjegjesine ndaj punes, ndaj ligjit . Nuk mund te kete asnje ndryshim nqs, qytetari nuk eshte nje opozitar I forte per te drejtat e tij ndaj qeverisjes, kushdo qofte I majt apo I djatht dhe se mund ta kete votuar.

– Ndrishimi I emerit te qytetit do te sjell uje 24 ore, ne nje kohe kure Saranda lundron ne ujera ? Kush nga Intelektualet apo qytetaret I ka zene deren Kryetarit te Bashkise apo Drejtorit te Ujsjellesit pse qyteti nuk ka uje ? Ku eshte problem , te prodhimi, te shperndarja, te administrimi, ku ?? Pse investimetr e realizuar prej dy vjetesh nuk vihen ne shfrytezim ku jane shpenzuar rreth 2 milion Euro . Kush ka pergjegjesi ??

– Kush eshte ngritur nga ne per te kerkuar esap Kryetarit te Bashkise lidhur me zgjidhjen perfundimtare te problemit te Trojeve sipas vendimit te Qeverise nr. 329/2019. Sa kontrata jane hartuar e lidhur me qytetaret nga Bashkia dhe se ka kaluar nje viti nga dalja e vendimit, Çfare pengon ? Problem I pa zgjidhur qysh nga viti 1999. Qytetaret qendrojne te dera e bashkise, nuk kane akses te futet te sqarojne problemet . ?

– Dhe se personaliteti jone si qytetar neperkemet ne te gjitha institucionet shteterore kure kerkohet nje sherbim ligjor, qendrimi jone eshte indiferent. Skena skandalize ne Zyren e Gjendjes Civile dhe ate te aplikimit per pasaporta dhe karta identiteti keto muaj. Qytetaret tere naten ne radhe si ne kohen e komunizmit. Ky fenomen ndodh poshte zyres se Kryetarit te Bashkise dhe nuk ka asnje reagim per zgjidhjen e problemit. Jane qytetaret e tij qe kane votuar per te, duhet te shqetesohet e te bashkepunohet me Ministrine e Brenshme. Nuk mund te ndertohet nje ambjent dinjitoz per kete sherbim te perhershem? Qytetari per sherbimin qe mere paguan jo pak, por 15 mije leke per karten dhe 75 mije leke per pasaport. Ku shkon ky leke ? Kjo gjendje eshte dhe ne Zyren e Regjistrimit Pasurise . Shko po deshe dhe mbaro pune.

– Kush nga ne prinderit eshte ngritur lidhur me gjendjen e te nxenurit ne shkolla si rezultat I numurit te larte ne klasa. Ka me turp, Ka 5-vjete qe ka filluar shkolla 9-vjecare te ish shtepia e pritjes dhe nuk eshte vene ne pune me nje vlere te ngurtesuar prej 2.5 milion Euro. Si mund te rritet niveli arsimor pa kushte.
– Flasim per identitetin e qytetit, per ndryshimin e emerit, por çfare I ka mbetur ketij qyteti nga e kaluara shtrohet pyetja ? Banesat karakteristike u prishen, shkallaret me gure te gdhendur nga duar artet sarandiote, u prishen. Ishin te nevojshme te prisheshin, une them JO. Guret ku shkuan, ka njeri dieni per kete pasuri ?? Po per shetitoren, ka njeri informacion çfare behet se ka nje tere iformativ. Nga konfiguracioni I evidentuar ditet e fundit ne segmentin e pare nuk rezulton te kete zgjerim te siperfaqes, kerkesa e pare per te justifikuar investimin jo te vogel.

– Flitet per gjallerimin e jetes kulturore dhe artistike si nje domozdoshmeri per rritjen e nivelit kuluror te qytetareve, por dhe pare kjo dhe ne kuadrin e nje qyteti turistik ku jeta artistike duhet te jete e larmishme. Aktualisht e vaket. Kemi kushte per kete ? Une them se Jo. Nje Kinoteater I ndertuar rreth viteve ‘ 80, ku nuk eshte vene dore qysh prej ndertimit. Po trupa artistike organizohet, mbeshtetet financiarisht, rekrutohen artist te rinj ?? Ne vazhdojme te heshtim !
– Kure ne te kemi zgjidhur keto e te tjera probleme, qe kane te bejne me nivelin tone kuturore dhe ekonomik, zhvillimin e qytetit me parametra bashkekohore per nje qytet te paster turistik, kam besim se do te na mbetet kohe te meremi dhe me ndryshim e emerit te qytetit !
– Duke ju falenderuar,

Polimer ÇEÇI


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.