Peshkonin me dinamit artizanal, plagosen 2 persona

18/05/199:04

Shperndaje:


Dy persona janë plagosur në Sarandë me dinamit artizanal në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në lumin e Bistricës, pranë kanalit të Cukës, ku dy të plagosurit po peshkonin me lëndën plasëse që edhe i plagosi.

Të plagosurit janë, R Ll 45 vjec dhe M G 58 vjec. Peshkatarët janë transportuar menjëherë drejt spitali për shkak të plagëve të marra prej përhapjes së guralecëve të lumit nga shpërthimi i dinamitit.
Ata po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

KOMUNIKATA E POLICISË

Sarandë/ Policia ka proceduar penalisht dy shtetasit R.Ll dhe M.G., 45 dhe 58 vjeç, me banim në Sarandë.
Shërbimet e Policisë Sarandë kanë filluar procedimin penal kundrejt tyre, pasi ditën e djeshme këta shtetas kanë qenë duke ushtruar peshkim të ndaluar me lëndë artizanale shpërthyese (helmuese) në Liqenin e Butrintit.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar lehtë të dy shtetasit në fjalë.
Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Peshkim i ndaluar”.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.