Pas shqetësimit të përcjellë në Saranda Web, fillon puna në rrugën Shkallë-Butrint

19/03/1712:02

Shperndaje:


Pas afër 4 vitesh, në zonën e Sarandës rikthehen punimet nëpër rrugë.
Bëhet fjalë për aksin rrugor që lidh doganën e Qafë-Botës me qytetin antik të Butrintit.
Në segmentin rrugor Shkallë-Butrint kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës.
Rruga parashikohet të ketë një gjerësi 6.5 metër të asfaltuar.
Punimet në këtë segment rrugor kanë filluar 3 muaj përpara datës së zgjedhje të 18 qershorit dhe parashikohet që rruga të jetë gati për 60 ditë.
Vetëm 2 muaj më parë në Saranda Web kishim përcjellë shqetësimin dhe ultimatumin e banorëve të kësaj zone për asfaltimin e rrugës përpara zgjedhje.

 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.