Olta Xhaçka nga Kakavija përsërit apelin: Kthehuni në shtëpi!

15/08/2016:41

Shperndaje:


Nga Kakavija, aty ku ndodhet prej disa orësh, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaka u ka bërë thirrje qytetarëve që të kthehen pasi shanset për të kaluar kufirin janë pothuajse zero.
Ajo ka bërë me dije se negociatat me palën greke po vijojnë për të rritur kapacitetin e mjekëve që bëjnë tampnin dhe të sportele, dhe për këtë thotë se ka një dashamirësi nga ana e shtetit fqinj për të gjetur një zgjidhje.
“Nuk i thyejmë dot rregullat, nuk vendosim politikën që vendos shteti fqinj, por mund të bëjmë që të kërkojmë më shumë kapacitet dhe njerëz që procesi të jetë me ritme më të mira, nga dje sot kemi përmirësim, qoftë qytetarëve brenda një ore qoftë me fluksin e gjithë ditës, por nuk është i mjaftueshëm, që e gjithë radha të mund të kalojë kufirin deri në momentin që do të hyjnë rregullat e reja.

Prandaj kemi njoftuar qytetarët që të ushtrojnë arsye, se një pjesë e madhe nuk do të arrijnë të kalojnë kufirin, dhe do ishte e udhës që të ktheheshin në shtëpi, dhe t’i nënshtrohen rregullave të reja.
Kjo nuk është një situatë e zakonshme, nuk na e merrte mendja që do jetonim në një situatë të tillë ku e gjithë bota është paralizuar nga COVID dhe nuk duhet të sillemi sikur kjo nuk ekziston.

E mirëkuptoj dhe pa diskutim në aspektin njerëzor jam e keqardhur për ata njerëz që kanë punë urgjente dhe tani kanë të drejtë me ngut për t’u kthyer, se bëhet fjalë për ata që kanë mundësi të udhëtojnë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.