Një vajzë autike nga Borshi është lënë në mëshirë të fatit nga shteti

19/06/1814:34

Shperndaje:


Bëhet fjalë për familjen Dolla ku vajza e tyre 34 – vjecare Emiljana e diagnostikuar me një sëmundje të rrallë ka zënë shtratin prej 5 vitesh dhe nuk merr ndihmën e duhur. Sadefe Dolla, e ëma e vajzës së sëmurë, tregon se ka vajtur në cdo institucion por asnjë nuk i kanë dhënë zgjidhje
I ati i vajzës Enver Dolla tregon para kamerës të gjithë kalvarin e vuajtjeve
Enver Dolla tregon edhe sesi kryetari i bashkisë Himarë Jorgo Goro i ka bërë vizitë në shtëpi ku në kërkim të votës i ka premtuar zgjidhje. Të njëjtën gjë sipas Enver Dollës ka bërë edhe Deputeti i qarkut Vlorë ministri Damian Gjiknuri i cili madje i ka sjellë edhe doktorët në shtëpi për ta parë nga afër gjëndjen e vajzës. Ai tregon se më pas e ka telefonuar ministrin Gjiknurin disa herë por nuk i ka hapur telefonin.
Vajza Emiljana Dolla e lënë jashtë vëmëndjes së strukturave shtetërore sipas rekomandimit të mjekut duhet të trajtohet me kemp dhe ti sigurohet një ndihmës për shërbimet e saja vetjake.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.