Nga sot s’ka më orare për lëvizjen! Hapen plazhet, kufijtë tokësorë pa detyrim vetëkarantinimi

01/06/207:48

Shperndaje:


Në 1 qershor shënohet edhe nisja e një faze tjetër me masa lehtësuese sa i përket COVID-19! Nga sot, nuk do të ketë më zona të kuqe apo të gjelbra, që përkthehet në liri-dalje pa kufizime orari.
Gjithashtu, në 1 qershor, në ditën që u dedikohet atyre, fëmijët e vegjël do të shkojnë në kopshte dhe çerdhe, pas më shumë se 2 muaj të mbyllur në shtëpi.
Siç autoritet përkatëse kanë bërë me dije, ambientet e kopshteve dhe çerdheve janë dezinfektuar dhe do të funksionojnë në rregulla të rrepta sigurie.
Me hapjen e kopshteve dhe çerdheve, do të hapen edhe parqet dhe këndet e lojërave. Te parku “Rinia” kanë përfunduar punimet dhe është gati që të mirëpresë fëmijët.

Edhe kufijtë tokësorë do të hapen dhe është hequr edhe detyrimi i vetëkarantinimit, përveç rasteve kur vendoset nga autoritete shëndetësore.
Lajmi i mirë është se hapen plazhet që menaxhohen nga struktura akomoduese, hotelet. Ndryshimi është se këtë vit, plazhet do të menaxhohen nga edhe restorantet, siç bëri të ditur më herët ministri i turizmit Blendi Klosi.
Ndërkohë, më vonë, më 6 qershor do të hapen plazhet për qytetarët, të cilët këtë sezon turistik do të kenë në dispozicion më shumë plazhe publike, ndryshe nga e kaluara.
Edhe për sportdashësit ka lajme të mira, pasi do të nisë kampionati i futbollit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ergest Dule refuzoi të shkarkojë drejtorët – Rama: “Atëherë jepe ti dorëheqjen!”
Vasil Llajo kërkon hapjen 24 orë të Doganës në Qafë Botë: Letër zyrtare autoriteteve greke
Edhe Olti Çaçi zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Sarandë
Besmir Veli zbaton ultimatumin e Ramës: U kërkon dorëheqjen të gjithë drejtorëve në Delvinë
Tentoi t’i ikte policisë dhe njëri u hodh në det, arrest me burg për 3 të rinjtë
Ksamil: Pushuesi mbytet duke ngrënë në restorant, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.