Nga sot jahtet dhe mjetet lundruese pa TVSH, Klosi: Saranda e para që merr zhvillim

10/07/2014:59

Shperndaje:


Sot është një ditë e veccantë është data 10 korrik, është dita kur hynë në fuqi një ligj i veccantë është dita kur hyn në fuqi ligji për heqin e TVSH-së së jahteve dhe mjeteve lundruese të kënaqësisë është dhe dita kur aprovojmë në qeveri Ligjin e ri për rregjistrimin dhe mënyrën e kontrrollit të jahtëve dhe mjeteve lundruese në det. Jo më kot e kemi zgjidhur këtë ditë që ta ndajmë këtu me operatorët turistik të mjeteve lundruese në Sarandë, pasi është një nga destinacionet më pranë zhvillimit, është një nga ato destinacione, i cili duhet të jetë i pari që duhet të marrë zhvillim nga kjo politikë e re e qeverisë, për shumë arsye por arsyeja kryesore është qënia e një gjiri kaq të bukur e të mrekulleshëm, qënia e gjiut të parë ose le të themi porti I parë i Shqipërisë dhe gjithë zonës së Adriatikut dhe më sipër se sa kaq . Pra, gjithë zona Joniane dhe Adriatike që ngjitet sipër dhe që ka kaq shumë lëvizje mjetesh lundruese fillon për Shqipërinë këtu në Sarandë .

https://www.facebook.com/SarandaWeb.net/videos/326331515046174/

Edhe po ashtu jemi kaq afër një biznesi të konsoliduar që është biznesi i Marinës, biznesi detar në zonën e Greqisë dhe na duhet të kuptojmë se si ata e kanë zhvilluar këtë biznes dhe ccfarë ata duhet të bëjnë, komuniteti ynë. Pra, një ndërfaqe apo bashkëpunim i drejt përsë drejt i operatorëve turistik që merren me botën e detit e organeve të pushtetit qëndror, institucioneve qëndrore, prefektorua, institucionet qëndrore me degën lokale në Sarandë dhe gjatë gjithë bregdetit dhe padyshim Bashkitë që janë operatori më i madh dhe më i rëndësishëm menaxherial në zonën e Sarandës dhe në gjithë zonën e bregdetit. Me kryetarët e bashkive kemi diskutuar gjatë përsa i përket kësaj filozofie dhe është në prioritetet e qeverisë shqiptare është një nga prioritetet e Kryeminsitrit Edi Rama një menaxhim krejt ndryshe i gjithë bregdetit të vendit tonë. Na duhet ta kthejmë bregdetin në një industri të madhe, na duhet jo të bëjmë ndonjë gjë, ndonjë shkencë të veccantë, por na duhet atë që kanë vendet fqinje atë që kanë Greqia, atë që ka Italia, që ka Kroacia, që ka Mali i Zi, edhe që e kanë gjithë vendet e mesdheut që kanë det, ta kemi në Shqipëri.

Jemi në datën 10 korrik, jemi në kulmin e sezonit, në një mënyrë ose në një tjetër dhe po të shikojmë fatkeqësisht ky gji i mrekullueshëm, ky det i mrekullueshëm ka vetëm varka sa gishtat e njërës dorë, nuk i ka 5 varka që janë në Gjirin e Vlorës apo mjete kënaqësie. Edhe kjo duhet të na bëjë që të gjithëve që duhet të kuptojmë se pse, kjo duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë se si ka mundësi. Kjo na duhet që të gjithë bashkë të mblidhemi dhe të ndajmë disa shqetësime dhe të vendosim disa piketa se si mund ta ndryshojmë këtë biznes. Eshtë një biznes, është një ekonomi kemi detin një lloj si detin e ishullit përballë. ndërkohë që atje ljundrojnë kaq shumë mjete ka kaq shumë biznes në det ne e kemi detin bosh dhe Kjo është një thirrje e madhe që vjen nga Kryeminsitri Edi Rama dhe nga të gjithë ne që merremi me politikat e turizmit, për të kuptuar se ccfarë duhet të ndryshojë. Në këtë muaj ne kemi draftuar dhe tashmë miratuar dy në parlament dhe një në qeveri, besoj do ta miratojmë brenda këtij sezioni parlamentar ligjin e tretë që ka të bëjë me hapjen e ekomomisë së detit, por në këtë kuadër na duhet një bashkërendim, na duhet një thirrje gjithmonë e më shumë e sensit tuaj të biznesit dhe për të gjetur arsyen se si mnund ta ngrejmë këtë ekonomi.

Tashmë, ligji i aktiviteteve të turizmit detar që hynë sot në fuqi përpiqet të rregulloj të gjithë terminologjinë dhe të gjithë normat se si do të ndërtohet turizmi detar se si mund të shndërrohet turizmi detar në një biznes me rregulla, me parime. Një biznes nga i cili përfitojnë padyshim të gjithë ata që kanë vijën bregdetare, por përfitojnë ekonomia në një mënyrë më të konsiderueshme se si do të përcaktojmë në gjithë zonën bregdetare hartat e lundrimit për caktimin e zonave se ku do të bëhet biznesi i detit apo hyrjet daljet në det. Një gjë që pa asnjë arsye ka mbetur pa u saktësuar, pa u strukturuar, pa u vendosur rregulla, por mungesa e biznesit ka qenë arsyeja që i ka penguar vendosjen e këtyre rrgullave në det si do të sistemohet përfundimisht kjo situate e sezonit të plazhit, si do të sistemohet përfundimisht kjo ndarja plazheve, bërja e plazheve, statike, ndarja përfundimisht kush janë plazhe publike, cilat janë plazhet që do të jepen në menaxhim, cilat janë plazhet natyrore.

Kush janë ato zona në të cilat nuk duhet të bëhet plazh. Pra, janë ato zona që duhet që ta ndajnë vijën bregdetare, ta menaxhjojnë ashtu si duhet dhe të krijojnë në vijën bregdetare realisht polet e vertëteta të zhvillimit të turizmit detar. Po ashtu, ligji i ri që miratojmë sot në Qeveri, që është ligji për rregjistrimin dhe mënyrën e rregjistrimit dhe kontrrollit të mjeteve lundruese është një ligj i cili vjen si në fakt le të themi kërkesë e jashtëzakonshme që kanë gjithë ata që kanë pasur një mjet lundrues për biznes, ose jo në vendin tonë. Nga kërkesa që ka ky komunitet biznesi për të pasur një raport të drejt me kontrrollin por dhe me qënien në deti i lirë. Ne fatkeqësisht legjislacionin e detit e kemi akoma të ngurtësuar, me shumë rregulla dhe më shumë le të themi gjera strikte, moratorium që nga koha e moratoriumit të skafeve dhe akoma nuk kemi pasur një politikë të vërtetë për të liruar detin, për ta bërë atë me rregulla në mënaxhime me rregulla në funksionim, më rregulla në bërjen biznes, por dhe me rregulla në kontrroll, pasja e një mjeti lundrues nuk mund të shikohet më vetëm si ata që ka qenë në fakt një koment i madh i gjatë i kësaj vijës sonë bregdetare i trajfikut, i verprimeve negative, në fakt . Por duhet parë si një biznes i drejtë. Tashmë, ka ardhur koha që nuk mund ta luftojmë vetëm me moratorium, nuk mund ta luftojmë vetëm me bllokim. Na duhet të vendosim rregulla dhe qartësi në bërjen e këtij biznesi.

Na duhet qa ta pranojmë që mjeti lundrues njëlloj si mjeti i transportit në tokë duhet të ketë lehtësirat dhe rregullat e tij edhe në det. Pra, ligji i ri kërkon që të bëhet një rregjistër on line dhe elektronik i gjithë flotës sonë detare. Por njëkohësisht me këtë na duhet që të kemi edhe një rregjistër të komunikimit on line nëpërmjet poseduesëve të mjeteve lundruese dhe organeve të kontrrollit, organeve të kufirit, organeve të rendit. Pra, do të duhet të heqim atë praktikën shuëm abusive të kontrrollit në ccdo moment të kontrrollit me letra, kontrrollit fizik të mjetit dhe natyrisht mjeti do të kontrrollohet përsëri me po të njëtjat rregulla, por kontrrolli i cili vjen në bazë të indikacioneve për veprimtaritë të cilat janë të parregullta. Ndërkohë që ata që duhet të kenë një mjet lundrues do të duhet të jenë të lirë, jo njerëz që të shikohen nga pikëpamja penale, por që të shikohen nga pikëpamja e biznesit dhe pse jo të shikohen si një mundësi e artë për të shtuar biznesin e turizmit detar, biznesin e turizmit të vizës sonë të mrekulleshëm, qënies konkurent me vendet fqinj, ose jo dhe të kemi mundësinë që nëpërmjet këtij ligji të krijojmë një politikë të re që ka të bëjë me jetën në det.

Ne e kemi shumë të pakët jetën në det. Ne e kemi pothuajëse të larguar nga jeta e komuntietit jetën në det. Sa intelektualë të Sarandës, sa mësues, sa doktorë, kanë mundësi të kenë një mjet lundrues i cili nuk ka nevojë të jetë një mjet i madh, një jaht i madh, por të ketë një vark të vogël me të cilën të kalojnë një ëeekend , apo të lëvizin dhe për këto kemi pasuar rregulla të forta. Ligji i ri kërkon që të lehtësoj për mjetet e një kapaciteti të ulët dhe për një lëvizje deri në 2 milje nga bregu, një lehtësim përsa i përket dokumentacionit dhe kërkim gjithmonë e më shumë që me detin të jetojmë shumë më shumë. Ne na duhet që duke filluar nga Saranda dhe të gjithë zonën bregdetare, të rikthejmë edukimin në zonat tona.

Ne e kemi shumë vështirë të themi sot që jemi të gatshëm të hapemi për ekonominë e detit në mungesë të jashtëzakonshme të marinarëve të përgatitur të kapitenëve të përgatitur, të njerëzve që i shërbejnë jahtit apo mjeteve të lundrimit, atyre që i shërbejnë në tokë industrisë së detit. Pra na duhet shumë të rikthejmë edukimin profesional, në trajnimin profesional, në qëndrat e formimit profesional, edukimin për detin. A jemi ne sot në Sarandë dhe në të gjithë bregun të gatshëm që ti shërbejmë kësaj industrie. Unë them që jemi shumë larg një industrie që po troket në vendin tonë . E them shpesh se ajo që shikojmë në tokë për dy tre vjet do të duhet ta shikojmë dhe në det. Pra, investimet e mëdha që janë bërë në industrinë e hotelerisë, ku Saranda është një nga kampionet e Shqipërisë na duhet t’a shikojmë edhe industrinë e detit. Na duhet ta shfrytëzojmë këtë det të mbrekullueshëm, na duhet të kemi turizëm elitar.

Edhe Saranda ka dëshmuar që me politikat fiskale të menaxhimit të karburantit dhe të lehtësirave që kemi pasur në vitin e kaluar kemi pritur jahte që realisht i bëjnë nder ccdo porti, ku parkojnë dhe kemi patur mundësi që Sarandën ta vizitojnë jo pak po mbi 1 800 jahte, por që vijnë këtu vetëm për furnizimin me karburant. A na duhet ta shndërrojmë këtë në industri, a jemi të gatshëm ta presim këtë industri.

Unë them që kemi shumë punë për të bërë dhe për të diskutuar për gjithë këto parime, për të diskutuar për gjithë këtë biznes të ri, për të siguruar për të folur dhe për të ndarë dakortësinë se ccfarë duhet të bëjmë që kjo industri që po e ndërtojmë dhe le të themi nga e para apo po e ndërtojmë mbi disa filiza të njoma dhe realisht të brishta të detit shqiptar të jetë një industri që të jetë konkurente me vendet përreth. Si do bëjmë ne konkurencë me vendet përreth, kjo është ekonomi, ky është biznes, këto janë vende pune, këto janë të ardhura, janë miliona, million, miliarda, euro që do ja kërkojmë tja marrim biznesit të mesdheut.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.