Në udhëkryq hetimi i prerjes së kokës së shqiptarit, lirohen 2 grekët

prerja e kokesJanë lënë të lirë pas marëveshjes mes  gjykatësit hetues dhe prokurorit  fermeri grek 70-vjeçar dhe i biri i tij 43-vjeçar, të akuzuar për posedim të paligjshëm të armëve.
Në stallën e tyre në një zonë të largët të Glyki, Igumenicë, është gjetur të hënën në mëngjes një 25-vjeçar shqiptar me këkë të prerë, i identifikuar si Bledar Terpollari.
Babai dhe djali u arrestuan të martën pas zbulimit të një arsenali armësh që u gjet te  shtëpia e tyre.
Pas faljes që kërkuan prej tyre në hetuesi dhe prokurori, akuza krim në të cilën janë akuzuar, është kthyer në kundërvajtje dhe u liruan derisa gjykimi është caktuar për të premten.
Hetimi, i cili do të koordinohet nga  Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Kostas Skoumas dhe  Elias Dodd, tani është duke vazhduar, por zbardhja e tij duket akoma e vështirë.

.