Ndjekje penale për të riun, shqetësonte në telefon 41-vjeçaren


Ndjekje penale për të riun, shqetësonte në telefon 41-vjeçaren.
Një denoncim i bërë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga një 41-vjeçare, ka bërë që ndaj një të riu 34 vjeç të fillojë ndjekje penale.
Mësohet se 34-vjeçari merrte në telefon vazhdimisht herë me numër të hapur dhe herë me numër të fshehtë një 41-vjeçare.
Kjo situatë aspak e këndshme ka bërë që 41-vjeçarja ta denoncojë në polici dhe ndaj 34-vjeçarit të fillojë ndjekje penale.
Ndaj tij rëndon akuza e  Përdorimit me keqdashje i thirrjeve telefonike dhe që sipas nenit 275, thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim deri në një vit. 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë
Projektbuxheti 2027, 14 milionë euro transferta për Sarandën, Delvinën, Finiqin dhe Konispolin
Lexoni më shumë
Auron Tare akuza për heqjen e 800 hektarëve nga Parku i Butrintit: U falsifikuan dokumentet për t’i hapur rrugë ndërtimeve
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.