Meta fton Ambasadorin Walker të vizitojë Sarandën: Mirënjohës për denoncimin e Masakrës së Reçakut

16/01/2018:09

Shperndaje:


Në përkujtimin e masakrës së Reçakut Ilir Meta ka takuar William Walker, ambasadorin që ushtroi presion mbi NATO-n për përfshirjen e forcave euroatlantike në luftën e Kosovës.

Në emër të shqiptarëve, ai i ka shprehur mirënjohjen Walker për denoncimin e kësaj masakre.

Ndërkohë më tej, Meta e ka ftuar ambasadorin të vizitojë Shqipërinë, dhe veçanërisht Sarandën, që sipas tij, Walker e do shumë.

Statusi i Presidentit Ilir Meta:

‘I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës.

E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë’, shkruan Presidenti Meta.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.