Merren peng pasagjerët në linjën Tiranë-Sarandë

19/08/1613:15

Shperndaje:


peng Një ngjarje e pazakontë është shënuar mëngjesin e sotëm pranë Fierit, një mikrobus i linjës Tiranë – Sarandë me rreth 30 pasagjerë i nisur nga kryeqyteti rreth orës 05:30 ka pësuar defekt pranë fshatit Kafaraj e për pasojë ka mbetur anës rrugës.
Duke qenë se mikrobusi kishte defekt në motor dhe kjo gjë mund të kërkonte kohë të gjatë për t’u rregulluar disa pasagjerë kanë zgjedhur të hipin në një tjetër autobus të linjës së Sarandës që ka kaluar në aksin rrugor, por kjo gjë ka irrituar shoferin e mikrobusit të prishur duke mos lejuar pasagjerët të largohen dhe të marrin bagazhet nga mjeti i prishur.
Sipas pasagjerëve që kontaktuan me shqiptarja.com, shoferi nuk i ka lejuar të hipin në autobusin tjetër edhe pse ata e paguan atë për rrugën e bërë deri në vendin ku u prish mjeti. Mes pasagjerëve ka pasur edhe shqiptar nga Italia që vinin për pushime në Sarandë. Sipas pasagjerve pas debateve me shoferin disa persona arritën të largohen me autobusin tjetër ndërsa disa të tjerë mbetën në mikrobusin e prishur pasi shoferi nuk i lejonte të merrnin bagazhet dhe të largoheshin.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.