Merr fund “Odisea” e pusit të Vrionit

22/10/2017:08

Shperndaje:


Më në fund tenderi për “Ndërtim stacion i ri pus-çpimi dhe lidhja me rrjetin ekzistues” ka një fitues.
Pas 3 tenderave të dështuar, proceduarat e të cilit kanë filluar prej muajit mars, përfundimisht është shpallur fituesi i tenderit për cpimin e pusit në Vrion, pusi i dytë ky që po ndërtohet nga UK sha Sarandë.

Fondi për hapjen e këtij pusi ka qenë më shumë se 142 milionë lekë të vjetra dhe në tender kanë marrë pjesë 4 kompani, 2 prej të cilave janë skualifikuar me pretendimin se nuk plotësonin kriteret e vendosura nga Operatori Ekonimik.

Fitues i tenderit është shpallur “MANE/S” Sh.p.k me ofertën prej 112 milionë lekësh, rreth 7 milionë lekë më shumë se oferta e disa muajve më parë, kur tenderi u anullua.

Afati për dorëzimin e punimeve është 45 ditë dhe pritet që pusi i ri nga ku pritet të shtohet furnizimi me ujë të pijshëm për qytetin e Sarandës të jetë gati në fund të dhjetorit 2020


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ksamil Explore Office kërkon 2 Punonjës/e për zyrë turistike
Aksident në rrugën Sarandë – Kardhiq: Automjeti përmbyset në rrugë – VIDEO
Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi
FAST FOOD GERI kërkon Punonjës për sezonin veror
Digjet një autobus që udhëtonte drejt Sarandës, fatmirësisht pa të lënduar – VIDEO
Të gjithë drejtorët në Sarandë dorëhiqen, aktet e nënshtrimit dorëzohen në tavolinën e  Oltion Çaçi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.