Largohet KORSEL, plehrat e Sarandës në duart e nipit të deputetit

18/11/209:56

Shperndaje:


Kompania Korsel, e cila prej vitesh ka patur në dorë pastrimin e qytetit të Sarandës, ka humbur tenderin, i cili më herët ishte anulluar për shkelje të procedurave.
Korsel është paraqitur në tenderin prej 668 milionë lekë të vjetra me një ofertë prej 657 milionë lekë, pra më shumë se 99%.
Me një ofertë të ngjashme kishte hyrë në tender edhe kompania PASTRIME SILVIO me 654 milionë lekë.
Në tenderin për pastrimin e qytetit të Sarandës ka hyrë edhe kompania e nipit të deputetit Sabri Abazi, ALKO-IMPEX, e cila ka ofruar ta pastrojë qytetin e Sarandës me një vlerë prej 582 milionë lekë në vit, duke bërë që fitues i tenderit të pastrimit të Sarandës të shpallet kompania ALKO-IMPEX

Pastrimi i qytetit ka qenë një prej shqetësimeve kryesore të qytetarëve, problematikë kjo e përcjellë në mënyrë të vazhdueshme edhe nëpërmjet Saranda Web.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë)
Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.