Lajm i mirë! Greqia njeh deri në 31 dhjetor pasaportat e shqiptarëve që u ka skaduar afati

18/08/2010:29

Shperndaje:


Më në fund një lajm i mirë! Me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë të gjitha pasaportat e shqiptarëve që kanë skaduar apo skadojnë, u shtyhet vlefshmëria deri më dt. 31/12/2020 dhe janë të pranueshme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve për të kryer çdo procedurë ligjore.
Vendimi i institucioneve greke është marrë nisur nga pandemia e COVID-19, teksa shumë shqiptarë ishin të detyruar që të ktheheshin në atdhe këtë periudhë për të aplikuar për pasaportat e reja duke sjellë edhe kaosin në pikat e Kapshticës dhe Kakavijës në kthim, në kufijtë e një krize humanitare.

Pak më parë vendimi u bë publik nga Ndërmjetësi Ndërkulturorë z. Fatos Malaj, të cilin gjejë rastin ta falenderojë për përpjekjet e mëdha dhe informacionet e sakta që na ofron. Fatkeqësisht z. Malaj ka mbetur thuajse i vetëm në këtë pjesë për shkak se “ata” të cilët “përfaqësojnë” komunitetin ndodhen me pushime të gjata për më shumë se 3 vjet.

Në çdo rast, është për t’u përshëndetur ky vendim pasi i vjen në ndihmë me mijëra bashkëatdhetarëve tanë cilët përballen me një mori problemesh dhe kështu do mund të rinovojnë dokumenat” mbyllet reagim i Komunitetit Shqiptar të Selanikut. Pamjet e radhëve nga pikat e kalimit kufitar me Greqinë, sidomos në Kakavijë bënë xhiron e medieve ndërkombëtare.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.