Kufiri Shqipëri-Greqi, sot hyjnë në fuqi masat e reja

05/08/209:29

Shperndaje:


Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave në Greqi, Nikos Hardalias, njoftoi të martën në mbrëmje një sërë masash të reja për COVID 19, në kufirin greko-shqiptar.
Sipas zotit Hardalias duke filluar nga e mërkura e 5 gushtit do të ndalohet kalimi në pikëkalimin kufitar të Kakavijës nga ora 11 e mbrëmjes deri në orën 7 të mëngjesit.
Në Kakavijë, sipas autoriteteve greke, do të instalohet një njësi e përhershme me drejtuesit e Forcave të Armatosura greke.
Gjithashtu autoritetet greke kanë njoftuar se nga 16 gushti, udhëtarët nga Shqipëria që nisen nga Kakavija drejt territorit grek do të duhet të kalojnë 7 ditë në karantinë.

Pika kufitare e Kakavijës është më e madhja që lidh Shqipërinë me Greqinë. Në këtë pikë kufitare dhe atë të Kapshticës lejohet deri më 15 gusht nga autoritetet greke lëvizja e njerëzve dhe e mallrave, ndërsa në tre pika të tjera kufitare (Pikën e Qafë Botes, Tri Urave Përmet dhe Portin e Sarandës) qarkullimi është bllokuar.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pegasus Beach Bar kërkon Kuzhinier/e me eksperiencë pune
Sarandë: Aksident në mesnatë, mjeti del nga rruga, plagoset drejtuesi 22-vjeçar
Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.