Konflikte dhe përçarje në PD-në e Sarandës/ Hariz Mema, debate me militantët

Nuk është hera e parë që kreu i PD Sarandë shfyn me arrogancë dhe mllef ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së. Thjesht ky është rasti i fundit.
Një postim në rrjetet sociale nga aktivistë të Partisë Demokratike, pas prezantimit të programit nga disa drejtues departamentesh në Sarandë, ka nxjerrë në pah debatet e forta dhe përplasjet e rrymave në PD-në e Sarandës.
Avokati Spiro Vaso publikoi foton e mëposhtme, e cila tregon sallën e mbledhjeve në PD-në e Sarandës ku bëhet prezantimi i programit. Aty në fakt duket qartë se programi ka më shumë prezantues se sa sarandadëgjues, ku në fakt duhet të ndodhte e kundërta. Për këtë, përgjegjësinë e kanë drejtuesit e degës.
Një koment këtë foto, pikërisht për faktin se kishte më shumë miq se sa zotër shtëpie që të dëgjonin programin e PD-së, ka bërë që kreu demokrat i Sarandës, Hariz Mema, të reagojë menjëherë dhe të ndërhyjë në komentet e disa dekomratëve në rrjetet sociale.
Këto komente, më pas, kur debati u nxeh, ai i hoqi, porcitynews mundi ti ruajë dhe po i sjellë si fakt dhe dëshmi të nivelit me të cilin drejtohet dega e PD-së në Sarandë.
“E gjithë kjo ndodh për të ndëshkuar demokratët pse nuk i krijojnë mundësinë atyre për të realizuar epshet e tyre elektorale….  me vjen keq për këta intrigantë dhe për viktimat e tyre dhe pse na duhet të bashkëjetojmë me ta.“, shkruan Hariz Mema
Në debat duket të jetë përfshirë edhe Ilir Nikolla, avokat dhe ish kandidat për kreun e PD Sarandë dhe një avokatë të tjerë, të cilët duken të qartë në komentet e tyre.
Dikur luftuam për demokracinë dhe sot kjo palo demokraci, e uzurpuar, po na kthen reston. Ne kemi jetuar në të dy sistemet  dhe nuk e di pse mu kujtua lufta e klasave. Jo për ashpërsinë e saj, por nga ata që e bënin, nga sekretarët e organizatave bazë. Dhe e di cfarë profesioni kishin këta: blektor, murator, hidraulik, zdruktarë etj.“, shkruan Ilir Nikolla
Avokati  Spir Vaso ka kritikuar kreun e PD-së duke u shprehur se: “Nuk e dimë se kush punon në misionin kundra PD. Mospërfillja e njerëzve dhe largimi i bërthamës së PD Sarandë duke mosvlerësuar dhe lënë në harresë, ky po që është mision zoti kryetar. Në biznes keni ecur mirë ju përgëzoj, por në menaxhimin nuk mund ta them këtë gjë.
Kryetari i PD-së në Sarandë është brutal dhe fyes, arrogant dhe prepotent. Një kryetar dege, i cili kërkon të sundojë me sharje, fyerje, kërcënime aktivistët dhe militantët e Partisë Demokratike.
Ai i është përgjigjur me një fjalor banal komentuesve duke përmendur edhe nënat e tyre. “Spiro, je shumë i vogël të më gjykosh mua. E ke filluar shumë keq karrierën politike nën ombrellën e mamasë dhe me modelin e saj. Modeli im, ashtu si kam bërë zyrat është edhe në drejtim, organizim dhe menaxhim, gjthëpërfshirës, por jo përkëdhelës për djemtë e mamit”
Më shumë se sa sulm ndaj kryetarit të PD-së në Sarandë, ata akuzojnë dhe ironizojnë situatën në të cilën ndodhet kjo degë, ku në kryesi janë nja 5 kushërinj të lidhur me njëri-tjetrin, ku kryesi prej disa muajsh nuk bën korumin për tu mbledhur, kur dega fatëkesqësiht është mbyllur ndaj qytearëve dhe ndaj intelektualëve, ku PD-ja lëngon për shkak se mbyllen dyert nga të paaftë dhe klientelistë që mbajnë larg kontribuesit dhe aktivistë ndër vite thjesht dhe vetëm sepse duan të kenë nën kontroll Partinë Demokratike që ta përdorin si plaçkë lufte.
Hariz Mema do të mbahet mend si kryetari i më i dështuar i PD në Sarandë, jo sepse kemi dëshirë ne, por sepse e ka deklaruar vetë ai. Në analizën e bërë pas zgjedhjeve lokale në Sarandeë, Mema deklaroi se 50% e strukturave nuk funksionuan. Këtë deklarim e ka bërë përballë Skretearit të Përgjithshëm Arben Ristani, i cili nuk është më pak përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet PD-ja e Sarandës.
Mema është zgjedhur kryetar vetëm një muaj pasi kërkoi të merrte drejtimin e Aleancës KuqeZI. Kur e dëboi Kreshnik Spahiu, ish-mobilierin e Mero Bazes, nëpërmjet një loje mori drejtimin e PD-së dhe në kaq pak kohë e coi në një situatë, të cilën do të ishte shumë vështirë të rikthehej në normalitet.
Kërcënimet dhe fyerjet, debatet me aktivistë tregojnë se fatkeqësisht PD-ja e Sarandës reflekton atë situatë që rëndomë e gjen në Vlorë, në Korçë, në Shkodër apo gjetkë. Përplasjet, egoizmat, konfliktet personale të krijuara nga drejtues konfliktual po largojnë qytetarët apo po i mbajnë larg ata nga opozita, e cila sot, me gjendjen dhe situatën që po kalon venti me qeverisjen “Rama” duhet të ishte shpresa dhe forca e cdoi qytetari. Fatëkeqësihst për shkak të Harizëve lart e poshtë kjo nuk po ndodh./citynews
saranda
s1
s2
s3

.