Kolonel Ismail Haki Tatzati

18/03/1622:07

Shperndaje:

ISMAIL HAKI TATZATIKolonel Ismail Haki Tatzati.  

 

Shqipërisë nuk i kanë munguar kurrë strategët ushtarak, por deri para shpalljes së pavarsisë më 28 nëntor 1912. Këta ushtarak duke mbaruar shkollat dhe akademitë ushtarake të Perandorisë Osmane, shërbenin në vendet vasale dhe të okupuara nga perandoria. Pas shpalljes së Pavarsisë, shumë prej tyre u vunë në shërbim të Qeverisë së Ismail bej Vlorës dhe kombit të tyre. Një prej tyre që ka drejtuar ushtrinë shqiptare ka qenë edhe Ismail H. Tatzati. Dhe për nder të tij një rrugë e qytetit të Sarandës në qendër tek pika e shitjes së gazetave mban emrin e tij.

Po kush qe Ismail H. Tatzati? Po ju sjellim një informacion të shkurtër mbi jeteshkrimin e tij.

Kolonel Ismail Haki Tatzati ishte personalitet dhe drejtues i lartë ushtarak i viteve 1920-1930. Ai lindi në vitin 1876 në fshatin Tatzat të Delvinës. Pas përfundimit të arsimit të mesëm vijoi studimet në Akademinë Ushtarake të njohur të Stambollit. Titullohet oficer në ushtrinë e Perandorisë Osmane, ku shërben deri në vitin 1912. Me shpalljen e Qeverisë së Vlorës nga pavarsia e sajë, vihet në shërbim të Qeverisë së Ismail bej Vlorës. Dhe të ushtrisë së sapoformuar shqiptare. Në të kreu detyra të rëndësishme në atë kohë. Në vitin 1913 është ndër oficerat më të rëndësishëm e më të njohur të ushtrisë shqiptare, ku drejtonte një nga batalionet e sajë.
Në vitin 1914 kishte marrë formë organizative të qartë xhandarmëria shqiptare… Me qeverinë e Durrësit të kohës së Princ Vidit… Ismail Tatzati mbante  gradën major dhe komandonte batalionin e Gjirokastrës.

Pikërisht në këtë kohë, ai së bashku me oficerë të tjerë shqiptarë të atyre viteve… Merr pjesë në veprimet luftarake të ndërmara për të rivendosur rendin e trazuar nga lëvizjet separatiste të organizuara nga politikanët e asajë kohe… Si dhe për të mbrojtur krahinat jugore shqiptare nga synimet e qarqeve shoviniste greke. Në vitin 1916 shërbeu në drejtimin e trupës së milicisë (xhandarmërisë) shqiptare të Gjirokastrës… Të krijuar me nismën dhe nën mbikqyrjen e Komandës së forcave italiane në Shqipëri… Në kuadrin e luftës së parë botërore.

Me një pjesë të kësajë milicie ai vjen në Lushnjë. Aty vihet në mbrojtje të Kongresit historik të Lushnjës dhe të Qeverisë së kryeministrit Sulejman Delvina të dalë prej sajë. Në krizën qeveritare të viteve 1921-1922, përfshihet në dy kabinete. Së pari më 24 dhjetor 1921 deri më 26 dhjetor 1922, në atë të kryeministrit Xhaferr Ypi. Fill pas rënies së sajë, në kabinetin e qeverisë së Ahmet Zogut të 2 dhjetorit deri më 25 shtator 1923.

Ismail Tatzati ishte pjesmarrës aktiv në jetën politike të vendit në atë kohë, sepse lejohej që ushtarakët, sidomos ata me detyra të larta, ta bënin këtë aktivitet. Ai bënte pjesë në grupimin politik ”Krahu Kombëtar” ku përfshihet edhe Ahmet Zogu. Më pas në organizimin politik ”Bashkimi Kombëtar” së bashku me disa oficerë të tjerë të lartë shqiptar… Duke dalë kështu kundër kryeministrit të asajë kohe. Për këtë arsye ai shkarkohet nga detyra e tij duke u akuzuar si shkaktar i kthimit të ushtrisë në ”çerdhe të politikës së sajë në shërbim të verbër të politikës të kundërshtarve të forcave në fuqi”. Ai u akuzua edhe se nuk i dha rëndësinë e merituar stërvitjes dhe disiplinës në ushtri.

Gjatë kohës që ai ushtronte detyrën e ministrit të luftës, i ndihmuar edhe nga Kryetari i shtabit madhor të ushtrisë, Xhavid Leskoviku dhe oficerë të tjerë, bëri përpjekje për të realizuar disa reforma ushtarake, me qëllim reformimin e sajë në pikpamje organizimi dhe paisje. Madje ai është autor i projektit të reformës së ashtuquajtur “Tatzati” në janar të vitit 1923. Projekti u paraqit para kryeministrit shqiptar të asajë kohe. Krahas projektit të inspektorit të përgjithshëm dhe organizatorit të thirrur nga Ahmet Zogu për reformimin e ushtrisë shqiptare, kolonelit austriak G.V.Myrdac.

Por projekti ”Tatzati”, ndonese ishte më racional dhe më i përshtatshëm për ushtrinë dhe kushtet e shtetit shqiptar të asjë periudhe, nuk u mor parasysh. Në këto përpjekje pati suksese të vogla. Pas pushtimit fashist të Shqipërisë, emigroi në Greqi. Por shpejt kthehet e vendoset në Tiranë. Gjatë viteve të LANÇ-it u bashkua së pari me këtë lëvizje duke e kthyer shtëpinë në bazë të sajë dhe më pas iu bashkua forcave të  Ballit Kombëtar. U pushkatua më 1946 në kalanë e Gjirokastrës.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.