Kolaudimi i automjeteve do të bëhet në shtet, ndryshojnë edhe afatet

02/12/207:47

Shperndaje:


Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm mëngjesin e sotëm në lidhje me kolaudimin e mjeteve.
Rama shkruan në Facebook se në përfundim të muajit dhjetor Kontrolli Teknik i mjeteve rrugore do ti kthehet shtetit dhe do të kryhet nga DPSHTRR.
Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet, mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit, tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet, thuhet në njoftimin e kryeministrit.

Postimi i Rames:

Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:
• Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
• Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
• Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
• Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet
• Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund
• Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ksamil Explore Office kërkon 2 Punonjës/e për zyrë turistike
Aksident në rrugën Sarandë – Kardhiq: Automjeti përmbyset në rrugë – VIDEO
Pas dorëheqjeve në Konispol, reagon Ergest Dule: S’ka debat, do ripërtërihemi
FAST FOOD GERI kërkon Punonjës për sezonin veror
Digjet një autobus që udhëtonte drejt Sarandës, fatmirësisht pa të lënduar – VIDEO
Të gjithë drejtorët në Sarandë dorëhiqen, aktet e nënshtrimit dorëzohen në tavolinën e  Oltion Çaçi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.