Klosi: Në prill të jemi gati per çeljen e sezonit turistik

26/02/2012:48

Shperndaje:


Në mbledhjen e Komitetit të Turizmit për Rajonin e Fierit, Klosi kërkoi miratimin e hartës së plazheve, duke theksuar ndarjen 20 % publik dhe 80% privat, në mënyrë që të gjithë pushuesit të kenë mundësi të pushojnë në vijën bregdetare.

“Sipas VKM-së brenda muajit mars duhet të ketë përfunduar ndarja e vijës bregdetare të hapësirës për operatorët turistik.
Tre janë kushtet që duhet të plotësojnë:
Krijimi i kushteve të higjienës që ka të bëjë me krijimin e sigurisë në plazhe, vendosjen e rojeve bregdetare për të siguruar jetën e pushueseve, caktimin e zonave të lundrimit të mjeteve të shpejtësisë”, tha Klosi.

Ai tha se “vija bregdetare i takon gjithë qytetarëve”.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.