Kështjella e Kalasës

08/01/1614:44

Shperndaje:


Kështjella e Kalasës

kalasa 2
keshtjella kalase

Kalasa përmendet si kështjellë për herë të parë më 1581 me emrin Kasteli dhe si qendër e banuar me 74 shtëpi në 1583, në Defterin e Delvinës. Kështjella ka qenë nën Venedikun dhe, sipas kujtimeve të E. Çelebiut me 1670, ajo u pushtua nga Gjedik Ahmet Pasha nën sulltan Bajazitin II.
Kështjella ka qenë e ndërtuar mbi një kodër në të majtë të lumit të Kalasës. Ka pasur formën e një pesëkëndëshi dhe ka qenë ndërtuar krejtësisht me mure guri. Brenda saj dallohen rrënojat e 7 shtëpive, një depo ushqimi dhe një objekt kulti. Mendohet që në kështjellë qëndronin gati 100 ushtarë. Muret kanë një perimetër prej 300 m me një sipërfaqe gati 0.5 ha. Muret, që vende-vende arrijnë deri në lartësinë 5-7 m, janë shumë të dëmtuara. Në tri nga këndet e kalasë ka pasur kulla, nga gjurmët e të cilave dallohet që vetëm njëra ka qenë rrethore, me diametër të brendshëm 2.5 m. Kulla tjetër ka qenë ndërtuar në pjesën më dominuese të kodrës dhe kulla e fundit në këndin verilindor duke qenë vazhdim i murit rrethues.
Muret janë të ndërtuara me gurë plloçakë, të lidhur me llaç me rreshta horizontale, ku kujdes i veçantë është treguar në muraturën e kullave. Gjerësia e mureve në përgjithësi është 1.5 – 1.8 m. Hyrja dallohët në murin lindor pranë kullës. Në pjesën më të lartë të kodrës dallohen gjurmët e një ndërtimi me përmasa 10 m x 10 m me gjerësi muresh 1.50 m mbi të cilin është mbështetur vetë muri i kalasë. Bazuar në të dhënat planimetrike dhe ngjarjet historike, kështjella e Kalasës mendohet të jetë ndërtuar midis viteve 1537 – 1570.

Kështjella e Kalasës

.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.