Kapet italiani me gomone në Sarandë, dyshohet se do ngarkohej me kanabis

21/05/1813:27

Shperndaje:


Një 26 vjeçar u kap me një mjet lundrues gomone, me të cilin dyshohet se ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm.
Sipas policise, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A.S., vjeç 26, banues në Brindisi, Itali, pasi në afërsi të bregut në Sarandë, u kap me një mjet lundrues gomone, me të cilin dyshohet se ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm.
Në cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti lundrues dhe një celular. Vijojnë hetimet. Neni 297 i Kodit Penal.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.