Kaosi i trafikut në Sarandë, problem që kërkon zgjidhje

24/11/1721:03

Shperndaje:


Qyteti i Sarandes prej disa muajsh po vuan trafikun e renduar sidomos ne Rrugen e katert. Kjo situate ka ardhur pas ndryshimit nga ana e Bashkise Sarande te hyrje-daljeve ne qytet. Qytetaret ankohen per bllokime te vazhdueshme te rruges si pasoje e trafikut te renduar. Sot te vetmet hyrje per ne qytet jane rruga e katert dhe rruga e peste, kurse rruge dalese jane rruga e Flamurit, Skenderbeu, Onhezmi dhe rruga e peste.
Devijimi i qarkullimit te automjeteve në Rrugën Onhezmi, nga rrugë hyrëse në dalëse i bere nga bashkia nuk solli rezultatin e pritur, por perkundrazi, ka sjelle nje ngarkese te madhe ne rrugën e katert, kurse rruga e Flamurit dhe Onhezmi mbeten gati pa qarkullim. Lëvizja e mjeteve në këto rrugë është aq e pakët,  sa edhe bizneset ankohen për rënie të xhiros si pasojë e mosqarkullimit në këto rrugë.
Here pas here drejtues mjetesh dergojne foto dhe video nga kaosi i qarkullimit ne rrugen e katert dhe sidomos te rrethrrotullimi i rrapit, i cili është kthyer në vend aksidentesh të përditshme.
Edhe punonjesit e policise se qarkullimit rrugor nen ze e pranojne se sistemi aktual eshte i gabuar, duke u shprehur se sistemi i mëparshëm me Rrugën Onhezmi si rrugë hyrëse ishte me funksional, pasi automjetet që vinin nga Ksamili dhe Rruga Turizëm – Kanali i Çukës përdornin si rrugë hyrëse Rrugën Onhezmi, kurse automjetet që hynin nga Qafë Gjashta shpërndaheshin në të tre rrugët hyrëse.   Ndaj nga ana e Bashkisë Sarandë duhet të rishikohet përsëri, për të shmangur edhe kaosin që krijohet në Rrugën e Katërt.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë)
Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.