Kaos informacioni në media për të riun e zhdukur në Sarandë. Ja e vërteta

15/12/169:15

Shperndaje:



Disa media që nuk kanë korespodent apo informacion nga Saranda, mëngjesin e sotëm nxituan të jepnin një lajm për gjetjen e trupit të mbytur të Aleks (Abaz) Laçit nga Kamza.
Në ujërat e detit të Sarandës rreth orës 07:00 peshkatarët kanë konstatuar se në rrjetat e tyre mund të jetë zënë dicka!
Peshkatarët kanë njoftuar Policinë, e cila ka shkuar duke filluar kërkimet.
Më pas kjo peshë është lehtësuar, pasi mund të ketë rënë nga rrjetat por asgjë nuk është parë nga ana vizuale (me sy) nëse është trup njeriu, nëse është trup kafshe apo ndonjë pengesë tjetër, sepse nuk është nxjerrë asgjë nga uji.
Ndërkohë që kërkimet vazhdojnë ende.
alex-laci

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.