Kandidati Ardian Gurma: Për Ksamilin do të investojmë 10 milionë euro


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit ka zhvilluar një takim në Ksamil ku ka prezantuar kandidatin e PS për bashkinë e Sarandës, Adrian Gurma.

Kandidati Gurma, në fjalën e tij para qytetarëve theksoi se janë programuar disa investime që kapin vlerën e 10 milion eurove në këtë njësi administrative të bashkisë.

“Janë programuar mbi 10 milion euro investime për shëtitoren e re dhe nuk besoj se është shifër e vogël. Është programuar investim për infrastrukturën brenda pallateve. Edhe në takimet e bëra bashkë gjatë ditëve të fundit kam vënë re se ka nevojë për ndërhyrje. Në 4 vitet e ardhshme do ta kemi në fokus Ksamilin. Dua tu kërkoj me sinqeritet dhe çiltërsi të më jepni votën në 30 Qershor dhe do tua kthej këtë votë në shërbim ndaj jush. Nuk themi se do të bëjmë mrekullira por ju garantoj se Ksamili në 4 vitet e ardhshme do të jetë shumë më mirë se sot”, u shpreh Gurma.

Ndërkaq, drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark, Damian Gjiknuri tha se Ksamili është një pjesë e rëndësishme e Bashkisë Sarandë dhe ka nevojë për vëmendje.

“Këtu janë bërë shumë gjëra. Ka patur probleme me legalizimet dhe një pjesë e mirë e këtij procesi ka përfunduar. Në këto dy vjet është bërë një numër i madh legalizimesh dhe kjo tregon për vëmendjen e shtuar të qeverisë edhe në këtë zonë. Janë bërë investime me rëndësi edhe në elektrik, kanalizime dhe ujësjellës. Mbetet prioritare një shëtitore e Ksamilit që i jep pamjen e një zone bregdetare. Është një projekt për të cilin kemi folur me Fondin e Zhvillimit dhe me mbështetjen e Kryeministrit”, theksoi Gjiknuri.

Më tej, ai kërkoi votën e gjithë qytetarëve për kandidaturën e Adrian Gurmës dhe ekipit të këshilltarëve socialist.

“Këto zgjedhje nuk janë thjesht për Adrianin dhe Këshillin Bashkiak, pasi jam i bindur se ky do të fitojë me mbështetjen tuaj. Askush prej jush nuk ka pse e hedh votën dëm as për ndonjë kandidat të pavarur, pavarësisht se unë nuk kam asgjë me personin dhe ne nuk e kemi zakon të shajmë. Çdo njeri ka shansin e vet në jetë por ju keni nevojë për kryebashkiak që kanë mbështetje të fortë politike dhe të përfaqësojnë një formacion të madh politik pasi kjo nuk është çështje punësimi për një person në krye të bashkisë. Vota për Adrian Gurmën është një garanci më shumë që ato projekte të mëdha që kemi nisur, ne ti vazhdojmë për Sarandën. Fokusi i investimeve kryesore të jetë në Ksamil dhe ky duhet të jetë angazhimi ynë publik”, nënvizoi Gjiknuri

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
Lexoni më shumë
Bashkia Finiq 1,3 milionë euro për rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat e 5 njësitë administrative
Lexoni më shumë
Rama nxjerr karriget, protestuesit i japin menjëherë përgjigjen: “Jep dorëheqjen”
Lexoni më shumë
Rama nxjerr karrige përpara Kryeministrisë: “Hajde uluni të bëjmë dialog”
Lexoni më shumë
1 mijë pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të dorëhiqet, policia të ndalë dhunën
Lexoni më shumë
Policia dhunon protestuesit në oborrin e Katedrales, Kisha reagon: Respektoni vendet e shenjta
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.