“Jugun e merr Greqia, veriun Serbia”, avokati zbardh planin për copëtimin e Shqipërisë


Avokati Altin Goxhaj ka zbardhur planin që ka Serbia për të shkatërruar Shqipërinë sipas tij, përmes minishengenit.

Në studion e “FaxNeës”, Goxhaj deklaroi se ka një plan që pjesa veriore e Shqipërisë t’i jepet Serbisë, ndërsa jugu t’i mbetet Greqisë. Sipas tij, plani do të arrihet duke shpopulluar vendin dhe duke vrarë shpresën.

“Soros ka qenë edhe në Ohër, edhe në Novi-Sad edhe në Tiranë sepse ai e organizon këtë. Plani është që përmes ekspansionit serb, Shqipëria duhet të shkatërrohet dhe e ardhmja është planifikuar, ka një shpopullim të Shqipërisë dhe kjo të zëvendësohet me lloj-lloj popujsh të tjerë. Jugun ta marrë greku, ndërsa nga Durrësi e lart ta marrë Serbia. Si do ta marrë? Butë-butë.

Plani i tyre do të jetë vrasja e shpirtit. Rama është kanceri i Shqipërisë, Basha ka vrarë aftësinë për të kundërshtuar Ramën. Duke larguar njerëzit, realizohet plani. Do të vijë një moment që raporti i popullsisë do të ndryshojë, do të vijnë pakistanezë e popullsi të tjera. Këta janë mercenarë që paguhen për të prishur. Kanë ardhur për të shkatërruar”, u shpreh Altin Goxhaj.

Ai e ndali theksin edhe tek tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor dhe pretimet e Edi Ramës për rindërtim. Për avokatin, të gjitha këto janë gënjeshtra sepse shteti nuk ka para të mjaftueshme për t’iu dhënë të gjithë qytetarëve shtëpi.

“Tërmetin e 26 Nëntorit do ta vuajmë tani. Tani do të fillojë tërmeti i vërtetë sepse Edi Rama ka thënë se do të bëjë shtëpia. Unë nuk e besoj, nuk i bën dot, nuk ka mundësi, nuk ka para. Po të shohësh buxhetin e këtij viti, ata nuk kanë lekë. Shifrat janë shumë të fshehura, njerëzit jetojnë në kushte të vështira”, tha ai.

Avokati paralajmëroi edhe dy “tërmete” të tjera në ditët në vijim. Sipas tij, “tërmetet” e radhës do të ndodhin kur mazhoranca të miratojë e vetme reformën zgjedhore dhe kur në Shqipëri të mbërrijë ambasadorja e re amerikane.

“Ka një “tërmet” të tretë shumë të fuqishëm, që është reforma zgjedhore që do të bëjë Edi Rama. Çfarë modeli ka PD për zgjedhjet? Unë nuk e di. Rama ka mundësi ta miratojë shpejt e shpejt. Po e miratojë Rama, gjithçka ngelet në duart e tyre. Jemi përballë një tërmeti zgjedhor. Të caktohet një datën zgjedhjesh në 2020, që ka mundësi, sepse Rama ka patur mundësi të largohet që në mars të 2019, por Basha ja zgjati jetën duke i dhënë kohë shtesë. Dhe prandaj ai bën çfarë të dojë.

“Tërmeti” i katërt është fakti se ceprimet e shpejta që po kryhen me drejtësinë e reformën zgjedhore, ligjin e shpifjes, janë të gjitha me një afat: me afatin e ardhjes së ambasadores së re amerikane. Sepse e dinë shumë mirë se ambasadorja e re do të përfaqësojë Trumpin”, deklaroi Altin Goxhaj.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë
3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Halil Shabani rrëfen historinë e valles së Osman Takës dhe si e ktheu Taip Madani në valle legjendare
Lexoni më shumë
Atentati në Sarandë, dyshime për lidhje me tre të arrestuar në Shkodër
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.