Incident në PD-në e Sarandës/ Dhunë dhe kërcënime për tërheqje zvarrë

Një takim i shoqatës së të persekutuarve me strukturat e Partisë Demokratike në Sarandë ka degjeneruar në sherr.
Në këtë takim të deleguar nga Tirana kanë qenë deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Orjola Pampuri.
CNA.al nga burime të saj ka mësuar se sherri ka nisur pas kërkesës për nxjerrjen jashtë nga mbledhja, të komunitetit çam.
“Në mbledhje futet Dilaver Laze, i cili ka thënë çamët nuk e kanë vendin këtu tek PD por tek PDIU –ja”, ka treguar një burim për CNA.al.
Këkesa e Lazes nuk është zbutur as pas ndërhyrjes së nënkryetares së, Zana Piro e cila vjen nga komuniteti çam.
Spiro i ka thënë Lazes se ata e kanë vendin aty ku janë (në PD), pasi aspirojnë për gjëra atë tjera dhe jo për krahinizma.
Por, Laze i ka thënë se po s’dolën do t’i nxjerrin me dhunë, madje i ka kërcënuar se do t’i tërheqin zvarrë nga flokët.
Kjo situatë e rëndë ka ndodhur në sy të të deleguarve të Bashës, dhe kryetarit të PD –së, Sarandë Hariz Mema, të cilët nuk kanë lëvizur as gishtin për të shuar sherrin.
Dilaver Laze, i cili ka kërkuar përjashtimin e çamëve nga mbledhja me strukturat e PD –së, mësohet se nuk është as i persekutuar politik as drejtues departamenti në PD, as anëtar kryesie dhe as kryetar seksionesh.
Në këto rrethana, mbetet e pashpjegueshme heshtja e të deleguarve të Bashës, ndërkohë që kërcimet për tërheqje zvarrë prej flokësh, bëhen kryefjalë e mbledhjes./CNA.al