Historia e themelimit të Klubit Sportiv Butrinti

01/12/1918:11

Shperndaje:

THEMELIMI I KLUBIT SPORTIV BUTRINTI

Gjurmet e para te KLUBIT SPORTIV BUTRINTI  datojne ne vitin 1932 dhe ekipi përmendet me emrin BUTRINTO.
Ne kete kohe ekipi ka zhvilluar ndeshje miqesore edhe ne kuadrin e Prefektures me ekipet “Leka i Madh” te Permetit, “Drita” e Gjirokastres, “Vetetima” e Himares dhe “Namik Delvina” te Delvines.
Levizja sportive drejtohet nga nje shoqeri sportivo artistike.
Pavarsisht se nuk ka dokumenta per daten e sakte te themelimit, ekipi mendohet se eshte krijuar ne vitin 1930, pas vendimit te Federates Sportive Shqiptare per krijimin e shoqerive sportive.
Ne 25.01.1936 jane bere zgjedhjet e shoqerise, ku kryetar ishte Kristofor Harito dhe pergjegjes per futbollin Solomon Jontovi (hebre).
Pas vitin 1944 ekipi nuk degjohet, dhe vetem ne fund te 1948 skuadra, e cila përmendet me emrin Saranda, merr pjese ne Kupen e Republikes, ku ne grup me te ishin ekipet e Delvines, Dervicani dhe Libohova.
Pas vitit 1950 në Sarandë krijohen shoqëritë Puna, Dinamo, Spartaku dhe Studenti.
Emri Butrinti ekipit i rikthehet përsëri në vitin 1963 dhe lojtarët mbanin në bluzat e tyre stemën e Deas së Butrintit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë)
Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.