Haki Çako-qytetarëve: Gjeni një alternativë sipas mundësive që keni. Monitoroni nga shtëpia

15/08/2010:47

Shperndaje:


Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një intervistë për Report Tv në pikën e kalimit kufitare në Kakavijë u bën thirrje qytetarëve që ta monitorojnë situatën nga shtëpia dhe të mos dynden atje derisa të normalizohet situata.
Ai tha se pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë shkuar në Greqi, 100 mijë shqiptarë, ndërsa 10 mijë presin që të kalojnë.
“Prej ditësh është e njohur situata në Kakavijë, ku qytetarët iu jnë drejtuar pikës së kalimit për të shkuar në shtëpitë e tyre, mbi 100 mijë  janë kthyer dhe kanë mbetur vetëm 10 mijë që do të rikthehen por për shkak të procedurës të vendosur nga pala greke.

Rregulla për shkak të pandemisë që ka pllakosur të gjithë globin. nga ora 24 e datës 16 kjo procedurë do të ndryshojë, vetëm 750 do të futen, ndërsa shteti shqipar ka marrë gjithë përgjegjësitë e veta, emergjencat civile të zonës së Gjirokastrës, Dropullit kanë mundësuar që të jenë prezent për qytetarët për nevojat më imediate.

Pritja e tyre nuk është zgjidhje por vështirësi. Ata ta ndjekin këtë procedurë nga banesat e tyre sepse është situatë e jashtëzakonshme për ta.
Autoritete greke kanë vendosur norma të tjera, palët greke dhe shqiptare janë në komunikim.Situata nuk zgjidhet as me protesta as me dhunë. Kjo është një mundësi e shtuar për të përhapur epideminë”, tha Çako.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.